BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Krisje mes PD-së dhe LSI-së? Petrit Vasili zbulon si qëndron e vërteta: Ja pse nuk ndjekim Bashën kur largohet nga Kuvendi!

Krisje mes PD-së dhe LSI-së? Petrit Vasili zbulon si qëndron e

Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

Vasili tha për rubrikën ‘Opinion’ se LSI nuk po bën përpjekje dhe as negociata për të krijuar një grup parlamentar në Kuvend, pasi sipas tij, koncepti i grupit është thjesht një burokraci parlamentare, pasi një parti mund t’i vijojë betejat e saj edhe pa grup.

“Nuk na vjen keq që nuk kemi grup parlamentar, sepse koncepti i grupit parlamentar është thjesht burokraci parlamentare. Në Kuvend janë të gjitha hapësirat që ekzistojnë për debat e nisma. Ka zero pengesë për të zhvilluar një sesion intensiv. Ne s’kemi bërë dhe s’do të bëjmë lëvizje për krijimin e një grupi parlamentar, pasi kjo gjë nuk na bën të ndihemi të vetëm në sallë. Do ishte problem, nëse ne nuk do të përfaqësoheshim në parlament. Detyra jonë është të ngremë në parlament problematikat e qytetarëve. Nuk ka asnjë negociatë për krijimin e grupit parlamentar, madje edhe koha burokratike për këtë lëvizje ka përfunduar”, tha Vasili.

I pyetur për marrëdhëniet mes PD dhe LSI, Vasili nuk pranoi që mes dy partive opozitare të ketë krisje, duke shtuar se që të dyja partitë mbeten opozitare dhe kauza e tyre është e njëjtë, pavarësisht se secila parti mund ta shprehë atë në forma të ndryshme.

“Nuk jemi larg me njëri-tjetrin, jemi në sallën e parlamentit të vendosur në krahun opozitar. Edhe më parë, gjithmonë ka pasur momente kur partitë marrin vendimet e tyre sovrane. Ne kemi pasur raport tjetër kur ishte çështja e grevës, edhe kjo krijoi diskutim atëherë. Nuk ka vend për diskutim, çdo forcë opozitare zgjedh se cili është aksioni më i drejtë politik, ndërsa një forcë tjetër zgjedh një gjë tjetër. Ne nuk jemi një parti dhe s’do të jemi kurrë. Unë e them publikisht që kam votuar kundër kryetares së Kuvendit, ndërsa PD zgjodhi të merrte një vendim më spektakolar, të griste votën, por produkti i fronit opozitar në fund është i njëjtë. Ne nuk jemi PD dhe PD nuk është LSI. Sa i përket faktit që nuk jemi larguar nga salla e Kuvendit me PD, mund të them se ka disa momente, që kanë qenë krejt të improvizuara, të çastit. Tani nuk mund të ketë improvizime. Largimi nga salla apo qëndrimi nuk është një vendim kaq i madh politik. Kur një forcë politike në një moment, për shkak të indinjatës së saj, zgjedh të largohet, nuk do të thotë se do ta ndjekim, por e rëndësishme është që numrat mbeten prapë aq, që mazhoranca të mos ketë më shumë dhe kjo s’do të ndodhë. Ne jemi në opozitë të dyja palët, ka vetëm një garë. Edhe në zgjedhje ne konkurruam LSI në një anë, PD në anën tjetër. Ne kemi një qëndrim opozitarizmi të fortë e të vërtetë dhe besoj se këtë bën edhe PD. Kemi edhe kryetarin e një partie tjetër opozitare, siç ishte z.Dule, që zgjodhi të votojë”, tha Vasili.