BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kristaq Kume: Hapja e listave është një mundësi e mirë, ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshja e 5 qershorit s’kanë lidhje me njëra-tjetrën

Kristaq Kume: Hapja e listave është një mundësi e mirë,

Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume e vlerësoi si pozitive nismën për hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen vitin tjetër. 28 deputetë të opozitës parlamentare kërkuan hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve, nismë kjo që u përkrah edhe nga kryeministri Edi Rama. Por ky pakt i heshtur mes mazhorancës dhe opozitës së re solli reagimin e opozitës joparlamnetare, e cila është shprehur kundër ndryshimeve dhe deklaruar se përmes kësaj lëvizje u hodh në erë marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore mes PS, PD dhe LSI. Mirëpo, ndryshe nga sa thotë opozita, ish-kreu i KQZ gjatë një prononcimi për mediat deklaroi dje se marrëveshja e 5 qershorit dhe vendimi për hapjen e listave janë dy çështje të ndryshme. “Këshilli Politik që kishte të gjitha palët e përfundoi punën në fazën e parë të tij, ndryshimet që duhet të bëhen, me aq mundësi dhe pas kësaj gjithçka që mbetet është për t'u përfunduar në Kuvend si proces normal pune. Më duhet të theksoj se edhe kërkesa për të vijuar punën për legjislacionin zgjedhor, që mund të jetë sistemi, apo listat apo të tjerët janë normale të këmbëngulet të bëhen. Hapja e listave është një moment. Ajo që është kërkuar në mënyrë këmbëngulëse nga opozita parlamentare nuk është hapja e listave, po trajtimi i problemit të sistemit, brenda të cilit janë edhe listat. Nëse sistemi do të jetë mazhoritar s'ka përse trajtohet problemi i listave. Sistemi do mirë-rregulluar, që të gjithë garojnë në mënyrë të barabartë, që të gjithë përfitojnë sikur zgjedhësi voton. Listat pa ndryshuar sistemin, e përshëndes, është hap përpara, por e pjesshme. Nëse vendoset ndryshimi në një pjesë të sistemit, pra hapja e listave, është një mundësi e mirë”, deklaroi ai. Më tej ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume komentoi edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, për të cilët theksoi se mund të bëhen për sa kohë nuk kemi edhe Gjykatën Kushtetuese. “Hapja e listave përjashton koalicionet. Mund të bëhet dhe mund të realizohet në praktikë për sa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Ne aderojmë në konventa ndërkombëtare për të drejtat politike të njeriut, një prej tyre është ajo për t'u organizuar në shoqata, parti politike, etj, që i njeh qytetarit mënyrën si ai do të jetë aktiv në shoqëri, mund ta realizojë në vete, apo si grupime. Kushtetuta jonë s'mund t'i bjerë ndesh kësaj konvente, por derisa nuk ka kush e gjykon e çon deri në fund”, nënvizoi Kume.

Më të lexuarat