Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kristaq Kume: Ja si duhet të veprohet për zëvendësimin e anëtarëve të KQZ, pakti i 17 majit anashkaloi ligjin

Postuar: 25/09/2018 - 08:50

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një prononcim për gazetën “SOT” ka sqaruar ngërçin e krijuar në KQZ. Kuvendi ka kërkuar që të zëvendësohen 4 anëtarë dhe kjo do sjellë përplasje, pasi pakti i 17 majtit 2017 prishi balancat. Për Kumen ky pakt ishte antiligjor dhe kjo ka sjellë probleme.

“Marrëveshja e 17-18 majit e anashkaloi totalisht ligjin e Kodit Zgjedhor. Pasi dy liderët e partive kryesore në vend ranë dakord të ndryshojnë kryetarin, i cili u vendos që të jetë nga opozita. Dhe pastaj plotësuan pas kësaj vakancën që u krijua, por jo duke ju referuar ligjit, por marrëveshjes. Vakanca që u krijua, ishte si pasojë e dorëheqjes së kryetarit aktual të KQZ të Klementit, i cili u dorëhoq duke lënë bosh vendin e Partisë Republikane. Dhe më pas Klementi si qytetar konkurroi për postin e kryetarit të KQZ, të cilin e fitoi më pas. Por në zbatim të kësaj marrëveshje, Kuvendi zgjodhi Denarin si anëtarë të Partisë Republikane. Unë nuk i di letrat sesi e zgjodhi pasi askush nuk i ka parë, por ka shumë mundësi që formalisht as të mos e kenë zbatuar fare këtë gjë. Pasi sipas ligjit propozimi për vendin vakant duhet të jetë bërë nga PR dhe të jetë bërë për dy veta, pasi kështu kërkohet dhe më pas të bëhet zgjidhja. Dhe më pas Kuvendi zgjedh”, tha Kume. Sipas tij, Kuvendi ligjërisht ka të drejtë kur thotë se opozita duhet të zgjedhë vetëm dy emra, pasi në letër Biba është i PR.

“Kuvendi thotë që opozita e sotme do të duhet të zgjedhë dy anëtarë pasi të tretin e ka dhe ai është Denari. Pra mund ta thotë një gjë të tillë Kuvendi formalisht dhe hajde ta kundërshtosh. Mund ta kundërshtosh këtë gjë vetëm nëse nuk është bërë procedura e sipërpërmendur. Pra që nuk ka letra në Kuvend ku të tregojnë se Denari është zgjedhur në garë ku kanë qenë dy emra siç e kërkon ligji. Është një situatë e krijuar në mënyrën më të keqe të mundshme si pasojë e moszbatimit të Kodit Zgjedhor. Referuar Kodit Zgjedhor jo germës formale pasi ata mund të fshihen në këtë pikë duke e argumentuar se e kanë ndryshuar. Por po e theksoj referuar frymës së Kodit, ai ka rregulla për krijimin e KQZ në balancimin e anëtarëve mazhorancë-opozitë”, tha ai. Sipas Kumes, anëtari i fundit duhet të zgjidhet nga LSI.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 11:43

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka reaguar sa i takon protestës së zhvilluar prej 10 ditësh nga studentët.

Postuar: 14/12/2018 - 11:26

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar për vettingun në politikë.

Postuar: 14/12/2018 - 11:13

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për vendimit historik të Kuvendit të Kosovës, p

Postuar: 14/12/2018 - 11:08

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ndodhet sot në Tiranë, në një vizitë z

Postuar: 14/12/2018 - 11:01

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar Kosovën në këtë ditë historike, të themelimit të Ushtrisë.

Postuar: 14/12/2018 - 10:20

Presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe opozita rrezikojnë të çojnë vendin drejt

Postuar: 14/12/2018 - 10:10

Ndërkombëtarët duket se i kanë dhënë një tjetër goditje presidentit Ilir Meta.