Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kristaq Kume: Jo riformatim të KQZ pas konstituimit të qeverisë së re

Kristaq Kume: Jo riformatim të KQZ pas konstituimit të qeverisë së re

Postuar: 09/08/2013 - 10:29

Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka deklaruar se KQZ nuk duhet të riformatohet. Kume tha se kjo mund të ndodhë nëse bëhet reforma elektorale ose në rast se konstatohen shkelje ligjore nga anëtarët e KQZ për t’u kërkuar ndërprerja e mandatit të tyre. Megjithatë për Kristaq Kumen, procesi zgjedhor i 23 qershorit ka shënuar progres në politikën shqiptare, pasi humbësi për herë të parë pranoi rezultatin dhe administrimi u bë më i lehtë. “Por rol të rëndësishëm në këtë proces ka luajtur vota qytetare, që përcaktoi qartë fituesin e zgjedhjeve”, tha ai. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është përballur me vështirësi në administrimin e procesit zgjedhor, për shkak të mungesës së kuorumit për vendimet që kërkonin shumicë të cilësuar.

Megjithëse e konsideron një veprim që ndihmoi në transparencën e asaj që ndodhi në Lezhë e në Shkodër më 23 Qershor, ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume, thotë se ky vendim ishte ekstraligjor. Edhe ndarja e mandateve nga Kolegji është një precedent, por për Kristaq Kumen kjo ishte rruga e vetme ligjore për sa kohë nuk ishin 5 anëtarë në KQZ. Sipas tij, KQZ funksionoi nën presionin politik. Gjithsesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke shqyrtuar, miratuar, rrëzuar dhe prapësuar kërkesa ankimore të subjekteve zgjedhore në lidhjet me zgjedhjet e 23 Qershorit, pa pasur kuorum. Shkeljet janë konstatuar edhe nga Kolegji Zgjedhor. Kodi i ri Zgjedhor nuk lë asnjë vend për interpretim, justifikim apo devijim sa i takon vendimarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në nenin 24 të Kodit Zgjedhor listohen të gjitha llojet e vendimeve që miratohen nga KQZ me jo më pak se 5 vota. Më konkretisht, pika “c” dhe “ç” i nenit 24 të Kodit Zgjedhor parashikon se kërkesat e kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi miratohen me jo më pas se 5 vota. KQZ aktualisht ka 4 vota. “Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas neneve 162, 163 dhe 166, pika 3 të këtij Kodi; b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore, sipas nenit 123 të këtij Kodi dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore; c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi; ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre; d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet”, thuhet në nenin 24.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par