BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Politike

Kristaq Kume zbërthen prapaskenat: Ja pse heqja e koalicioneve është vendim i dëmshëm

Kristaq Kume zbërthen prapaskenat: Ja pse heqja e koalicioneve

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se Reforma Zgjedhore duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues.

Kristaq Kume vlerësoi se gjithashtu nuk duhet që të dënohen partitë e vogla, si rrjedhojë e ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

“Duhet të përcaktohet edhe vlera e pragut. Prag natyral do të thotë numri i votave të vlefshme për të nxjerrë një deputet. Prsh nëse Kukësi si qark ka 3 deputetë, njëri nga kandidatët duhet të marrë 33 përqind të votave. Duhet përcaktuar edhe pragu kombëtar. Duhet bërë sistemi zgjedhor i atillë që të mos dëmtohen partitë e vogla. Duhet shumë kujdes që të përcaktohet pragu natyral për njësitë zgjedhore. Duhet që të marrin pjesë të gjitha partitë politike në këto ndryshime. Duhet vijuar puna për atë që është rënë dakord në Këshillin Politik. Marrëveeshja e 5 qershorit pati produkt që duhet të miratohet. Marrëveshja të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues. Hapja e listave nuk ka përse të ndryshohet. Në fletën e votimit duhet subjekti, por edhe emrat e kandidatëve të këtij subjekti politik”, deklaroi Kume.

Nërsa për heqjen e koalicioneve, Kume u shpreh se ky është një vendim politik dhe i dëmshëm.

“Heqja e koalicioneve është antikushtetuese. Kjo sepse edhe Kushtetuta e thotë se është e drejtë që të ketë koalicione politike. Edhe këtë e sanksionojnë konventat ndërkombëtare dhe ata prevalojnë mbi ligjet vendase. Heqja e koalicioneve është vendim politik. Është veprim politik dhe i dëmshëm. Klasa politike ka sjellë vendin në këtë gjendje dhe duhet ta zgjidhë këtë lëmsh. Ky proces i madh i mbivendosur ka efektet e sjell kriza”, vlerësoi Kume.