Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kriza politike do të shuhet dhe kurbani do të jetë LSI-ja", Kreshnik Spahiu tregon kush është 'treni i fundit' i opozitës

Postuar: 18/03/2019 - 20:47

Ish-aleati i së djathtës në zgjedhjet e vitit 2017, Kreshnik Spahiu ka folur sërish për krizën politike në vend pas largimit të opozitës nga Kuvendi. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një përcaktim se kur mund të shuhet kjo krizë politike mes partive kryesore.

Ish-kreu i AK-së thotë se kriza politike do të shuhet dhe se në fund kurbani do të jetë LSI-ja.

"Mendoj që në fund Berisha dhe Rama do rikthehen te pazari 2008 dhe 2017 që shpesh i reciton poeti Arben Duka. Por këtë radhë të dyja do nxjerrin nga politika LSI-në por do bindin Metën që të kënaqet me kolltukun imunitar të Presidentit. Ngërçi do jetë më i gjatë se 90 ditët e çadrës. Kam një dyshim që do zgjas 90 muaj. Çadra ka zënë brenda Sali Berishën i cili po harxhon plumbat e fundit sepse është 76 vjeç. I ka bërë llogarit mirë. Ky është treni i fundit për atë sepse nëse e humb, i bie që treni i radhës të kalojë kur të jetë 82 vjeç."- tha Spahiu në një intervistë për Shqiptarja.com.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 09:10

Tërheqja e opozitës nga protestat dhe skenarët destabilizues duke se ka vënë në alarm Moskën.

Postuar: 20/04/2019 - 09:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh shumë të qartë dje presidentit Ilir Met

Postuar: 20/04/2019 - 08:52

Deputetja Rudina Hajdari shumë shpejt pritet që të dalë me një forcë të re politike.

Postuar: 20/04/2019 - 08:48

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se pak nga pak po shndërrohet në liderin e opozitës.

Postuar: 20/04/2019 - 08:47

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu kundërpërgjigj dje presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundi

Postuar: 20/04/2019 - 08:39

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shpërthyer ditën e djeshme në sulme dhe akuza në adre

Postuar: 20/04/2019 - 08:36

Dështimi i aksionit opozitar dhe venitja e protestave kanë sjellë përçarjet e para brenda Partisë