Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kriza politike në Shqipëri/ Basha darkon me përfaqësuesit e Dhomës së Lordëve, zbardhen propozimet e liderit të PD-së

Postuar: 19/05/2019 - 13:24

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, lideri i opozitës Basha ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër. Mes pjesëmarrësve në këtë darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Në qendër të diskutimeve ishte siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe kriza politike në Shqipëri.

Në fjalën e tij gjatë darkës, kryetari i opozitës shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmuar të Britanisë së Madhe për kapërcimin me sukses të sfidave jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në veçanti, në luftën e Kosovës dhe procesin e pavarësimit të saj, në konfliktin e armatosur në Maqedoni e Marrëveshjen e Ohrit dhe, së fundmi, Marrëveshja e Prespës që shërben për të konsoliduar perspektivën afatgjatë euroatlantike të rajonit, duke garantuar anëtarësimin e saj në NATO.

Lideri i opozitës i njohu bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore, e cila do t’i çlirojë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të përmbushë të gjitha parakushtet e ngarkuara me ligj për të gararantuar votën e lirë.

“Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme,-nënvizoi kryetari i opozitës..

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër situatën në terren në zonën e Kasharit, ku është raportuar për disa familje të prekura nga lëkundjet e fuqishme të tërm

Postuar: 22/09/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar një familje në njësi

Postuar: 22/09/2019 - 18:15

Zv/ kryeministri Erjon Braçe premtoi se ditën e mërkurë qeveria do të miratojë një VKM e cila p

Postuar: 22/09/2019 - 17:56

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u fut në Parlament disa muaj më parë, duke

Postuar: 22/09/2019 - 17:37

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duh

Postuar: 22/09/2019 - 17:24

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së

Postuar: 22/09/2019 - 17:18

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Shtabin e Emergjencave në Bashkinë