Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kriza politike në Shqipëri/ Deputeti gjerman paralajmëron lëvizjen e papritur dhe lëshon deklaratën e fortë: Parlamenti jeton nga debati!

Postuar: 15/03/2019 - 14:35

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, ka ardhur edhe reagimi i raportuesit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt .

Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, mendon se edhe kjo nuk është n jë situatë normale

 “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.

Schmidt tha për DW se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai.

Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut.

Në një takim me deputetë nga komisioni i Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kërkoi mbështetjen e deputetëve gjermanë për negociatat. “Vendimi pozitiv i Këshillit në qershor do t’i japë një hov të ri jo vetëm proceseve të reformave brenda vendit, por do të shërbejë më së miri për të krijuar një sinergji të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, tha kreu i diplomacisë shqiptare, sipas një deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Schmidt kundër ndryshimit të kufijve 

Ndryshe nga kolegu i tij kristiansocial, Florian Hahn, i cili në një intervistë të mëparshme për DË nuk e hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministri agrar i Gjermanisë, Christian Schmidt, tha për DË se ai nuk e favorizon kurrsesi këtë opsion: “Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike,” – tha Schmidt për DË.

Ai shtoi se kjo nuk është një çështje që u përket vetëm dy vendeve, por se duhen pyetur edhe fqinjët. Schmidt paralajmëroi gjithashtu edhe në drejtim të Shqipërisë që të mos e ngatërronte më keq diskutimin duke përdorur retorika dhe simbolika që favorizojnë një vizion shqiptaro-madh. “Nga kjo duhet hequr dorë. Kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh”, tha Schmidt për DW.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 23:52

Gazetari Denis Dyrnjaja debatoi me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në studion e “360 gradë” në RTV Ora për manipulimin e zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Postuar: 21/03/2019 - 23:45

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për mardh

Postuar: 21/03/2019 - 23:29

Shkëlzen Berisha ka komentuar një kabllogram të ambasadorit Amerikan John Withers pas shpërthimit

Postuar: 21/03/2019 - 23:21

Shkëlzen Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ku

Postuar: 21/03/2019 - 23:09

Shkëlzen Berisha, është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal De

Postuar: 21/03/2019 - 23:01

Aktori Laert Vasili dhe ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi debatuan në studion e "360 Gra

Postuar: 21/03/2019 - 22:51

Të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela ka pasur një përplasje me ish-de