BREAKING NEWS

“Më tha dua të shoh nëse je e virgjër”, zbardhet dëshmia tronditëse e të miturës në Kamëz që pretendon se është përdhunuar nga 22-vjeçari: Më mori në makinë dhe më kërkoi të hiqja rrobat…

“Më tha dua të shoh nëse je e virgjër”, zbardhet
x

Politike

Kriza politike në Shqipëri/ Ish-deputeti del me bindje të plotë, nxjerr "skenarin" e ndërkombëtarëve për opozitën: Rama do të largohet

Kriza politike në Shqipëri/ Ish-deputeti del me bindje të

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi shprehet se opozita është e vendosur në aksionin e saj deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Duke lexuar raportin e DASH-it, ai thekson se është në favor të kauzës së opozitës, se krimi dhe korrupsioni janë rritur nën qeverisjen e Partisë Socialiste.

“Absolutisht shkaktari i krizës do të largohet. Ne do të donim të ishte larguar, do kërkojë pak më shumë kohë, por asgjë nuk vjen pa mund dhe durim. Ne do të donim që kriza të zgjidhej për 3 muaj, do kërkojë 5 muaj, 6 muaj. Ne nuk do ndryshojmë nga kursi jonë, njerëzit tregojnë që janë aty”, sqaroi ai. Bumçi tha se publikimi i dy raporteve të fundit të DASH tregon që ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare.

“Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare. T’ju them zërat pro nesh. Kemi DASH që në dy raporte brenda këtij viti, ka nxjerrë dy raportet më kritike për Shqipërinë. I pari në fillim të vitit në shkurt për trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave dhe ai djeshmi për klimën e biznesit. Dy raporte me kritike nuk ka pasur kurrë. Ne i ndajmë këto raporte”, sqaroi ai.