BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Kryebashkiakja e Shkodrës doli pozitiv me Covid-19, Veliaj ka një këshillë për Voltana Ademin

Kryebashkiakja e Shkodrës doli pozitiv me Covid-19, Veliaj ka një

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit u konfirmua pozitive me Covid-19.
I pyetur gjatë një interviste në ABC News se çfarë i këshillon koleges së tij, Veliaj tha se duhet të marrë shumë vitaminë C dhe D.

Edhe pse jo i kënaqur me mënyrën se si e trajtuan çështjen e tij (kur u prek me covid), Veliaj tha se mbi të gjitha duhet të mbizotërojë njerzëlliku mes njeri-tjetrit.

"Së pari i uroj shërim të shpejtë. Është e rëndësishme që të prevalojë njerzëlliku. Kjo nuk ndodhi me mua. Filluan me lloj lloj çudirash "shikoni si është nxirë, më bënë të vdekur në Turqi etj etj. Unë nuk dua të bëj kështu, ndaj i uroj Voltanës shëndet të plotë, asaj dhe familjes, jetë të paqtë. I këshilloj që të marri shumë vitaminë C dhe D, të ndjekë këshillat e mjekëve. Unë vetë jam ndjekur nga mjekët e Covid-2", tha Veliaj.