BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Kryebashkiaku i dënuar, jep dorëheqjen”, çfarë shkruan revista prestigjioze franceze për Valdrin Pjetrin (E PLOTË)

“Kryebashkiaku i dënuar, jep dorëheqjen”,

Revista franceze “Courrier des Balkans” ka shkruar në numrin e saj të radhës për kandidatin e Psrtisë Socialiste në Shkodër, Valdrin Pjetrin dhe për akuzat ndaj tij për trafik droge.

Media që lexohet nga politikanët, diplomatët e studiuesit e interesuar per Europën Juglindore, shkruan se arsyeja që Pjetri u largua nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, janë dokumentet italiane që zbuluan se ishte dënuar disa vite më parë.

Në shkrim renditen akuzat e opozitës ndaj kandidatit të Shkodrës si dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë çështje.

Shkrimi i plotë në Courrier des Balkans:

Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik  droge.

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik  droge. 

Partia Demokratike (PD) beri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin  funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale.  Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtesise.

Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës. Edi Rama më pas e emëroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder. 

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit.  Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi që të kishte qenë i dënuar ndonjëherë. Por sipas të dhënave nga kufiri shqiptar, del se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve të dënimit.

Sipas opozitës, Kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e kandidatit te tij, por ai e kish promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale. Lulzim Basha, kreu i PD, tha: “çështja Pjetri nuk është rastësi. Kjo është prova e fundit që Edi Rama ka konsoliduar pushtetin e tij duke u mbështetur në rrjetet kriminale, dhe se ai punon për këto rrjete”. Sipas tij, tetë kryetarë të tjerë jane te perfshire në raste të tilla.

Ndërkohë kryeministri reagoi në Twitter në lidhje me këtë çështje: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Edi Rama theksoi gjithashtu se Valdrin Pjetri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për vetëdeklarimin e rremë.

“Eshtë koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.” tha Rama.

Më të lexuarat