BREAKING NEWS

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahon, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i
x

Politike

Kryemadhi bën lëvizjen e radhës, 'ndahet' me Bashën në ditën e Çlirimit dhe shkel përsëri masat anti-COVID-19

Kryemadhi bën lëvizjen e radhës, 'ndahet' me

Kryetarja e LSI i ka qëndruar traditës të së majtëve për ta festuar ditën e Çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor ndryshe nga çfarë ka bërë kreu i PD Lulzim Basha, i cili e ka uruar dje.

Kryemadhi ka zhvilluar homazhe te varrezat e Dëshmorëve, por ajo që vihet re është se edhe këtë herë ka shkelur masat anti-COVID, duke mbledhur grumbull partinë e saj dhe asnjë prej tyre nuk ka vënë maskë, me në krye vetë kryetaren. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se është detyra e politikanëve që në këtë ditë përkujtimore, të rrënjoset pasioni dhe dashuria për vendin.

"Është më e pakta që mund të bëjmë sot në emër të LSI-së, për të vendosur një kurorë në shenjë respekti dhe mirënjohje të 28 mijë djemve dhe vajzave shqiptare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist. Por ajo që është akoma më e rëndësishme, është që detyra jonë jo vetëm si klasë politike, por detyra jonë si nëna, si gra dhe si vajza, është për të rrënjosur akoma më shumë në zemrën e të rinjve dhe të rejave tanë atë që është shumë më e rëndësishme, dëshira, pasioni dhe dashuria për vendin, dashuria për flamurin, dashuria për atdheun tonë. Nëna Shqipëri është jo simbol, por nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari. Prandaj është detyra jonë që sot në këtë ditë përkujtimore, jo thjesht për t’u kujtuar, por është ditë që duhet të rrënjoset në mendjet tona dhe sidomos të klasës politike, që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë dhe për të myllur njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni, në këtë vit të mbrapshtë siç ishte viti i pandemisë, apo edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit, për të ringritur edhe njëherë pasionin dhe dashurinë për vendin, për të pasur respekt dhe mirënjohje, jo vetëm për dëshmorët tanë, por për të pasur respekt dhe mirënjohje për punën e atyre djemve dhe vajzave që kanë bërë për Shqipërinë. Lavdi dëshmorëve! ", tha ajo.

Më të lexuarat