BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Kryemadhi e futi në listat për zgjedhjet e 25 prillit, kandidati i LSI-së në Elbasan i arrestuar për aktin e rëndë

Kryemadhi e futi në listat për zgjedhjet e 25 prillit, kandidati i

Në listat e LSI-së për qarkun e Elbasanit është edhe Sokol Skurra, Ai sipas 'Top Channel' është arrestuar pasi u ndal nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Burime nga policia Elbasan bëjnë me dije se Skura në vitin 2015 është arrestuar përsëri për aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari teksa ngiste në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan,  është kapur  nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Kryemadhi e futi në listat për zgjedhjet e 25 prillit, kandidati i

Më të lexuarat