BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kryemadhi flet për djegien e mandateve: Rama përfitoi nga ligësia e Bashës dhe idiotësia ime

Kryemadhi flet për djegien e mandateve: Rama përfitoi nga ligësia

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka deklaruar se i beson deklaratës së Ilir Metës se nuk do të bashkëpunojë me Edi Ramën.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi preku edhe bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve, ku tha se kryeministri Edi Rama përfitoi dhe mori në dorë të gjithë mekanizmat për ta vënë Kosovën në situatë të vështirë.

Kryemadhi: E besoj këtë deklaratë është politikan që për çështje kombëtare shpesh i është quajtur pikë e dobët. Thonë pse u bë me PD në 209 nëse nuk do të bëhej do rrinim ambasadave për viza dhe do i hipnim gomoneve si sot.

Në 2013 ishin 3 ligje që hapën rrugën për marrjen e statusit kandidat.
Ramës nuk i intereson hapja e negociatave. meta nuk bashkëpunon më me Ramë, mund të mos jetë çun modern të veshi çitjane si Rama por është patriot. Një nga arsyet për nervozizmin me ne si opozitë ishte bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve jo për pushtetin e opozitës por për dhënien ne mekanizmave Ramës që të vendoste në pozita të vështira Kosovën, ndryshimi i kufijve Open Ballkan dhe vendosjen e shtetit shqiptar në kompani serbe për Rusinë. Serbia do të mbetet dashnore e Rusisë, e cila kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rama përfitoi nga idjotësia ime dhe ligësia e Bashës që i dhamë armët të kryeqëzonte Kosovën. Sot kemi një dominancë të Rusisë në rajon dhe Shqipëri. Rasti i reporterëve në Gramsh tregon sa këmbëkryq janë ulur jo vetëm rusët.

Nisida Tufa: Ç’mund të thoni për takimin e kreut të Partisë së Lirisë me ambasadoren Yuri Kim?

Kryemadhi: Unë nuk kam qenë në takim. Në dijeninë time ka qenë një takim mbi dy orë. Di të them që në takime të tilla me të huajt, Ilir Meta është shumë interesant, më i vërtetë se në media, më realist dhe më në këmbë në tonë dhe prodhon stabilitet në rajon dhe të gjithë partnerët e kanë parë Metë si njeriun e gjetjes së balancave. Ambasadorja Kim e ka bërë të qartë pozicionin e saj dhe ne nuk duhet të shkojmë pas politikës së Edi Ramës. Ne kemi një objektiv integrimin në BE, SHBA e ka bërë të qartë se e sponsorizon fort integrimin e vendit. Marrëdhëniet e opozitës me partnerë strategjikë, nuk janë individuale, janë midis institucione dhe duam apo jo janë për të vlerësuar.

Më të lexuarat