Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryemadhi i bën ftesën e parë Ramës dhe kërkon rikthimin e ligjit për taksat

Postuar: 13/03/2018 - 11:31

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë sot ftesën e parë kryeministrit Rama për të bashkëpunuar për problemet thelbësore nga të cilat vuajnë sot shqiptarët sipas asj.

“Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike”- tha ajo, duke theksuar se Rama nuk po reflekton. “Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato. Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka kërkuar që të kthehet ligji për taksat, pasi sipas saj, ai dhe nuk është cështje egoje e Ramës, por e mbijetesës së mijëra bizneseve.

“Ne si opozitë do të hyjnë në histori se nuk bëmë asgjë për ti ndaluar, se shqiptarët janë pa asnjë drejtim dhe duhet ti japim drejtim. Jam e bindur se nëse vazhdohet kështu, stërnipërit e mi do thonë tu thaftë dorë që çizmja nuk i ra në kokë Ramës ta shkundte nga trutë e të bënte diçka të mirë për këtë vend”- tha ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:18

Ish-kryeministri Sali Berisha jep alarmin se qeveria shqiptare po përgatitet të presë 600,000 refugjatë sirianë, të cilët pritet të mbërrijnë në kampet e ndërtuara posaçërisht për ta.

Postuar: 19/06/2018 - 21:11

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ishte i ftuar në emisionin “Pro

Postuar: 19/06/2018 - 19:29

Në një analizë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela akuzon kryemini

Postuar: 19/06/2018 - 19:25

Kriza e emigrantëve ka mbledhur në një takim në Bruksel ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perënd

Postuar: 19/06/2018 - 19:20

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka reaguar në lidhje me debatet për prishjen e

Postuar: 19/06/2018 - 19:14

Së fundi, PDIU-së, partisë së njohur si “të çamëve”, iu larguan dhe dy deputete.