BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Politike

Kryemadhi mbron Presidentin Meta për skandalin e nënshtetësive, gazetarja e njohur e nxjerr ‘blof’ në mes të emisionit: I kanë marrë më thjeshtë shtetasit sirianë se unë që jam kosovare! (REPLIKAT)

Kryemadhi mbron Presidentin Meta për skandalin e nënshtetësive,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i doli në mbrojtje bashkëshortit të saj, Presidentit Meta për skandalin e nënshtetësive të shpërndara. Kryemadhi u shpreh se Meta është dorështrënguar, mirëpo në këtë moment ka ndërhyra gazetarja Alba Alishani, e cila ka treguar se nuk e ka marrë ende nënshtetësinë shqiptare, edhe pse është nga Kosova, duke shtuar se sirianët e kanë marrë më shpejt se ajo.

DEBATI NË STUDIO:

Monika Kryemadhi: Presidenti ka dhënë shumë pak shtetësi sa i përket artistëve, gazetarëve dhe shkrimtarëve të Kosovës.

Alba Alishani: Që presidenti ka qënë dorëkursyer jam shembulli vetë këtu. Se kam marrë ende nënshtetësinë.

Monika Kryemadhi: për aq sa e njoh Ilir Metën, edhe fëmijët e tij nuk i konsideron po të jetë puna për të ligjin. Asnjë nënshtetësi nuk jepet pa u marrë “ok” nga Drejtori i Shërbimeve. Unë e kam parë nga mediat, se shoh Tedi Blushin që thotë merri leje Drejtorit ose na lejo të të nxjerrim letrën. Lexojini dhe statuset e tyre. Unë i lexoj se më vijnë. Se më pyesni gjithmonë për Presidentin.

Alba Alishani: I kanë marrë më thjeshtë shtetasit sirianë se unë që jam kosovare. Edhe sot e kësaj dite.

Monika Kryemadhi: Ta ka thënë Ministria e Brendshme…

Alba Alishani: Jo

Monika Kryemadhi: Prandaj po them, e ke nga Ministria e Brendshme.