Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryemadhi mesazh Ramës: Ti ke një problem me mua, por unë lutem që të laj …

Postuar: 15/03/2019 - 18:56

Kryetarja e LSI i është drejtuar kryeministrit Rama duke thënë se ai ka problem pse ajo beson në Zot. Ajo tha se beson më shumë seç duhet të bësoj një besimtarë,dhe këtë e bën për të larë mëkatet që prindërit e tij kanë bërë duke shkatërruar xhami e kisha, në kohën e komunizmit.

“Më thonë që Rama e ka problem të madh pse unë besoj në Zot. Unë besoj shumë më shumë se ç’duhet të besoj një besimtar. Do besoj 2-fish e 3-fish më shumë seç beson një besimtarë sepse, dua që me lutjet e mia në Zot dhe me besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhami, në vitet e komunizmit,. I bëj thirrje Ramës që me besimin tim, ti shpëtoj shpirti atij dhe veglave të tij që grabisin pronat e kishave dhe xhamive.
 
Do të lutem në zot për të fituar besimin tek njerëzit, që tu kthehen pronat kishat, xhamive dhe teqeve, që Rama të mos vazhdojë të vjedhë pronat e Zotit”, tha Kryemadhi.
 
“I bëj thirrje Ramës, kudo shkoftë, të mos ironizojë dhe të mos përmendë emrat e shenjtëve, sepse mallkimi i tyre do të bie mbi të, dhe nuk do ta shpaguaj dot as në botën tjetër.
 
Larg gojën tënde të ndryrë nga Zoti që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë.
 
I bëj thirrje kujtdo politikani, e qytetare, që nesër të gjithë në shesh para Kryeministrisë, për shtëpitë dhe të ardhmen tonë.
 
Ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu, në Shqipëri.
 
Sot jemi një ditë para protestës, një nga më të mëdha që ka parë Shqipëria.
 
Është mision i vështirë por jo i pamundur!”, ka përfunduar ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 23:57

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pjesë edhe një ish-polic i cili ishte arrestuar për trafik kanabisi ka reaguar edhe Gjergj Dodani.

Postuar: 25/03/2019 - 23:44

Ajo që po ndodh sot me lëvizjen opozitare është një traumë e rëndë dhe një fatkeqësi që ka zënë p

Postuar: 25/03/2019 - 23:41

Avokati Spartak Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur p

Postuar: 25/03/2019 - 23:18

Deputei Lefter Maliqi ka folur për situatën politike në vend.
 

Postuar: 25/03/2019 - 22:43

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për vendimin e saj për moslënien e mandatit.

Postuar: 25/03/2019 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Prokuroria ka mba

Postuar: 25/03/2019 - 22:26

Rudina Hajdari ka folur për herë të parë për reagimin që ka patur familja e saj pas vendimit për