Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryemadhi në Departamentin Amerikan të Shtetit: " SHBA rol të pazëvendësueshëm për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca"

Postuar: 07/12/2017 - 10:42

Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL), ishte një nga takimet tepër të rëndësishme që Kryetarja e LSI zhvilloi sot në Washington. Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë. U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.

 Znj. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoi domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

 Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bërë çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për të devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

 Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.  Autoritetet Amerikane shprehën gadishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë. Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.

Ata falenderuan Znj. Kryemadhi për ekspozenë e gjërë dhe objektive që ajo u beri problemeve që përballet Shqipëria dhe konfirmuan gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për këto probleme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 14:51

Pas lajmit të largimit të dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina drejt Partisë Socialiste, ka reaguar edhe partia socialiste.

Postuar: 18/06/2018 - 12:48

Fatura që po paguajnë qytetarët shqiptarë për sherrin e qeverise me biznesmenin italian Francesco

Postuar: 18/06/2018 - 12:40

Partia Demokratike ka akuzuar policinë e Shtetit për dhunë ndaj deputetit Xhemal Gjunkshi, gjatë

Postuar: 18/06/2018 - 05:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave nga një grup banorësh në qarkun e Dibrës, ku i pr

Postuar: 18/06/2018 - 04:25

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të llogaridhënies ishte në Dibër, ku edhe u prit me prot

Postuar: 18/06/2018 - 03:57

Deputetja e PDIU Reme Lala deklaroi sot nga Peshkopia kalimin e saj në grupin Parlamentar të

Postuar: 18/06/2018 - 02:15

 Pas vizitës së kryeministrit Rama në bujtinën e Llesh Docit në Lurë, ka reaguar edhe PD duk