BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Politike

Kryemadhi shfajëson veten nga Fieri: Sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë ...

Kryemadhi shfajëson veten nga Fieri: Sa shumë të keq jemi treguar

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e LRI-së në Fier.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se të rinjtë nga Fieri janë ndër studentët më të mirë. Mes të tjerash ajo tha se LSI-ja është partia që i ka hapur dyert të rinjve. Kryemadhi tha se problematike ngelet shpopullimi i vendit nga rinia.


“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera.”, tha Kryemadhi.

Më të lexuarat