Politike

Kryemadhi shpërthen keq ndaj kryeministrit: Rama kërkon të shesë tek oligarkët ...

Kryemadhi shpërthen keq ndaj kryeministrit: Rama kërkon të

Fushata e Lëvizjes Socialiste për Integrim është ndalur në Kombinat, aty ku kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo zonë është rrënuar për shkak te politikes se mbrapshtë te Edi Rames.

Ajo tha se kryeministri Rama me politikat e tij të gabuara po tenton që pronat e tyre t’ua shesë oligarkëve.

“Unë besoj tek të rinjtë, besoj te të rinjtë, sepse besoj tek forca që Florida ka për ta çuar deri në fund betejën për shtëpinë e kombinatësve, të cilët bashkia e Tiranës me Edi Ramën në krye duan t’i shembin pallate, që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, me gjakun e prindërve të tyre siç ndërtuan Kombinatin dhe tashmë do që t’i largojë nga shtëpinë e tyre, nga pronat e tyre për t’ju dhënë oligarkëve për të ndërtuar kulla dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte”, theksoi Kryemadhi.

E para e LSI-së tha se këtë përpjekje të kryeministrit nuk do ta lejojnë të materializohet.

“Ne nuk do ta lejojmë”, tha Kryemadhi.

Më të lexuarat