
Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Kryemadhi takim me banorët në Tiranë: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë, edhe 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2021
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 5 ditën e sotme.
Kryemadhi ka thënë se i gjithë buxheti i shtetit shkon te 5 persona ndërkohë që qytetarëve u janë rritur të gjitha tarifat e shërbimeve, ndryshe nga premtimet që u janë bërë.
Fjala e plotë e Kryemadhit:
Sot i gjithë buxheti i shtetit shkon në 5 duar, ose tek oligarkët ose tek Ndrangheta, se nuk të ka ngelur më gjë tjetër ty. Sot nuk ka një kontratë për familjet e Kombinatit për tërmetin dhe ti ke sesi bëhen pazaret e metrave katrorë të Tiranës me mijëra euro, me mafien italiane. Kur ndërkohë ka dalë më thes në krah, fshat më fshat të Rrogozhinës dhe Kavajës, se i mbaroi kullat në Tiranë dhe tani shkon atje, kur ndërkohë detyrimi i tij është ndaj qytetarëve të Tiranës. Po jo vetëm i atij, edhe i këtij tjetrit që e mban veten për kryeministër, i cili është në ikje, i cili ka rritur taksat, ka thënë do hap 300 mijë vende pune, nuk hapi asnjë. Ka thënë do ul çmimin e energjisë elektrike, por jo vetëm që nuk e uli por përkundrazi e rriti. Ka thënë arsim falas, arsim falas nuk ka jo e jo, po u rriti tarifat dhe nuk kanë as laboratorë e as kërkim shkencor. Ka thënë do ndihmoj komunitetet që janë në nevojë dhe në ndihmë për asistencë sociale, absolutisht as njërën as tjetrën. Tha do rris prodhimin vendas, përkundrazi e mbyti prodhimin vendas dhe e falimentoi me importet. Shëndetësia falas u bë shëndetësia më e shtrenjtë. Për një Covid në familje u shkon njerëzve 3-4 milion.
Kështu që të gjitha këto që u kthyen nga një fasadë, nga premtime në mashtrime, njerëzit nuk të durojnë më. Nuk të duron prindi kur gënjen, jo më të durojë një njeri që robtohet për të ushqyer familjen dhe fëmijët e vet. Dhe ajo që është akoma më e dhimbshme, është banaliteti dhe arroganca që kanë në sjelljen me njerëzit. Pra njerëzit janë të padukshëm për ta. Njerëzit janë të pa konsiderueshëm për ta.
92 ditë na ndajnë, edhe 92 ditë për të shkuar në kutinë e votimit. 10 minuta për t’i kushtuar një miku, për të qenë pjesë e votimit, rëndësi ka që të mos votosh këtë sekt që të grabit. Dhe kjo është gjëja më e thjeshtë dhe treçereku i punës është gati. Mendoj që nuk ka të bëjë me flamur politik, sesa ka të bëjë me koshiencën qytetare. Të gjithë kemi arsye pse duhet të shkojmë te kutia e votimit. Duhet të shkojmë për t’i dhënë mësim çdo politikani që të mos guxojë më të bëjë veprime të tilla.
Ne në shumicën e rasteve fokusohemi te problemet madhore politike, por harrojmë jetën e përditshme të qytetarëve. Harrojmë mungesën e punësimit, harrojmë largimin e të rinjve, harrojmë të ulemi dhe të diskutojmë për problemet që kanë njerëzit në jetën e përditshme, sepse ata kanë probleme shumë të vogla, por që krijojnë drama të mëdha në familjet shqiptare.
Më të lexuarat


Spiropali dhe Dhima: Lista e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit tufë grabitqarësh, prioritet i PS në mandatin e tretë do jetë rinia dhe investimet

Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra për Artan Shkëmbin, akuzohet për dekonspirim të operacioneve

Lulzim Basha u ‘kryqëzua’ në rrjet pasi nxori foton duke i dhënë makinës pa rrip sigurimi, Romeo Kara bën deklaratën e papritur dhe i ‘nxjerr blof’ të gjithë

Alaudin Malaj rrezikon të mbetet pa pasuri, pronat e sheikut të drejtësisë në emër të ish-gruas, nga makinat luksoze, te shtëpitë 150 mijë euro, ja deklarimet

Rama paralajmëron çmontimin e veteranëve të PS, dhjetëra emra të rinj zënë vend në listat e kandidatëve, dalin në skenë Bardhyl Kollçaku e Petrit Malaj

Balla: Pjesë e kandidatëve të PS edhe djem e vajza që jetojnë jashtë vendit, zgjedhësve duhet t’ua shpërblejmë me punë besimin

Basha sposton gardën e vjetër, ja si ka nxjerrë jashtë loje Pollon, Mimën, Ristanin dhe Gjunkshin, promovon të besuarit e tij

Gazment Bardhi: Rama mashtroi për 8 vjet dhe zhyti në borxhe qytetarët, në 25 prill sovrani do votojë për PD

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Bujar Leskaj vijon takimet në Vlorë: Programi i PD ofron mbështetje të plotë për gratë, vajzat e të rinjtë
