BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Politike

Kryemadhi takon ambasadorin e ri gjerman: Të majtë e të djathtë duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE

Kryemadhi takon ambasadorin e ri gjerman: Të majtë e të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, të cilit i ka shprehur falenderimet dhe ndjenjat e konsideratës më të lartë për mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë për afrimin e rajonit me Bashkimin Europian, e në veçanti për mbështetjen e Shqipërisë përmes investimeve nga Banka Gjermane për Zhvillim, kfW dhe projekteve zhvilluese nga GTZ.

“Të majtë e të djathtë duan që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Integrimi në BE është i rëndësishëm për familjet shqiptare, pasi do të shtojë mundësitë për punësim të mirë paguar, do të rrisë cilësinë në arsimim dhe shëndetësi, e do të përmirësojë standartet e jetesës në Shqipëri. LSI ka objektiv të saj Integrimin e Shqipërisë në BE.”, tha Kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI vlerësoi kontributin e qeverisë Gjermane për hartimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa shprehu bindjen për nevojën e zbatimit të reformës në drejtësi ashtu siç është shkruar në Kushtetutë

“Pa sistem drejtësie të pavarur, nuk ka investime të huaja. Pa investime të huaja, nuk ka punësim. Pa mundësi punësimi, nuk ka të ardhme për rininë e cila po largohet nga vendi duke emigruar dita-ditës. Ndaj LSI kërkon që Reforma në Drejtësi të vazhdojë përpara me integritet ashtu siç është shkruar në Kushtetutë, e cila është miratuar unanimisht nga 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend.”, u shpreh Kryemadhi.