BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Kryeministri Hoti flet për “VOA” për heqjen e pengesave për rifillimin e dialogut me Serbinë, media kosovare zbulon autoritetin e mundshëm përfaqësues në dialog

Kryeministri Hoti flet për “VOA” për heqjen e pengesave

“Ajo për të cilën unë siguroj opozitën dhe qytetarët është që procesi do të udhëhiqet vetëm mbi baza kushtetuese dhe me një transparencë të plotë gjatë këtij procesi, sepse ky nuk është proces që i takon vetëm një koalicioni qeverisës, por gjithë spektrit politik dhe gjithë qytetarëve të vendit”, -tha kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” në lidhje me dialogun me Serbinë.

Hoti tha se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti shprehu besimin për një rifillim të shpejtë të bisedimeve që do të drejtohen prej tij dhe në të cilat thotë ai, nuk do të diskutohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh, por vetëm për njohje të ndërsjellë.

Por, media në Kosovë ka zbuluar një detaj që bie në kundërshtim me fjalën e kryeministrit Hoti. “Koha” pretendon se ka siguruar dokumentin ku thuhet se presidenti Hashim Thaçi do të jetë autoriteti që do ta përfaqësojë Kosovën në negociatat me Serbinë.

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

Dokumenti i siguruar nga KOHA ka gjithsej 58 faqe dhe vetëm në këtë pikë e përmend rolin e presidentit.

Pikërisht mungesa e gatishmërisë së ish-kryeministrit Albin Kurti që të pranojë një peshë të këtillë të Thaçit në dialog, bëri që qeveria e tij të rrëzohej. Hoti ishte numri dy në Qeverinë Kurti. E në programin qeverisës, që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, nuk i njihej presidentit ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.

“Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga kryeministri mbi bazën e mandatit kushtetues, i cili raporton në Kuvend në baza të rregullta për procesin e dialogut”, thuhej në pikën 12 të Programit të Qeverisë Kurti.

Megjithëkëtë, në dokumentin udhërrëfyes të Qeverisë së re jepet zotimi për të mos e pranuar si zgjidhje opsionin që prej dy vjetësh e ka proklamuar Thaçi – “korrigjimin e kufijve”, e që konsiderohet si eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

“Subjektiviteti shtetëror i Kosovës është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Andaj, territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pandashëm dhe asnjë institucion nuk ka mandat të negociojë për territorin, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në Programin e Qeverisë Hoti.

Mbështetur në Program, para fillimit të dialogut, do të përgatitet platforma për këtë proces, e në të cilën do të specifikohen objektivat që duhet të arrihen me marrëveshjen përfundimtare, çështjet të cilat duhet të përfshihen, si dhe raportimi dhe transparenca gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes.

Përderisa kreu i shtetit kërkon që qendra e dialogut të zhvendoset në Ëashington, Qeveria ka theksuar në Programin e saj se e vlerëson rolin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të pandashëm, për suksesin e procesit të negociatave Kosovë-Serbi, si dhe për zbatimin e marrëveshjes eventuale. VOA/KOHA