Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryeministri i bëri një dhuratë të veçantë senatorit amerikan/ Ja për se bëhet fjalë

Postuar: 14/04/2017 - 21:40

Kryeministri Edi Rama priti në një takim pasditen e së premtes senatorin amerikan John Mccain. Në fund të takimit kreu i qeverisë i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë senatorit amerikan. Ka qenë vetë kryeministri i cili ka bërë publike dhuratën që i ka bërë senatorit.

Bëhet fjalë për një libër në të cilin është shkruar për avioni A-7E CORSAIR II.

 

Statusi i plotë i Ramës

Vizita e Senatorit John Mçain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Dedikimi:

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John Mçain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane. Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 15:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë