BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti: Vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! U bashkuan humbësit për të fituar në tavolinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti: Vendimi i

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë është antikushtetues. Sipas Kurtit, me vendimin e dhënë Gjykata Kushtetuese tregoi kapjen e shtetit.

"Aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka anuluar gjykimin e saj të mëhershëm dhe është në kundërshtim me rastet identike që ne kishim në 2010 dhe 2017 kur kishte mocione të suksesshme të mosbesimit. Kemi një situatë në të cilën është e vërtetë që Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, por është lënduar pakthyeshëm kushtetutshmëria dhe vetë Kushtetuta. Aktgjykimi është shkruar para se të shkruhet dekreti presidencial. Janë orvatur të gjejnë argumente të paqenë për një dekret presidencial që tenton t'i zërë vendin amendamentit parlamentar të Kushtetutës së Kosovës”.

Sipas Kurtit, një aktgjykim i tillë është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ne kemi një mbledhje të kryesisë nesër dhe këshilltarët do ta trajtojnë këtë dokument. Jemi në fazën kur më e rëndësishme sesa të parashikohet se çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje, duhet të trajtohet Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët, të cilët treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit të Kosovës. Nuk mund të kemi qeveri të re, legale në këto kushte kur u bashkuan humbësit dhe duan ta fitojnë në tavolinë dhe nën tavolinë atë që nuk ja dhanë qytetarët vitin e shkuar. ", u shpreh Kurti.