Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kryeministri nuk ka rrugë tjetër", Spartak Ngjela nxjerr skenarin 'bombë' të Edi Ramës

Postuar: 18/07/2019 - 22:10

Avokat Spartak Ngjela njihet për deklaratat e forta dhe të drejtpërdrejta. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ngjela thekson se korrupsionit po i vjen fundi.

Sipas tij, askush nuk do mundet ta shpërbëjë Shqipërinë, pasi fundi i tyre është afër.

Analiza e plotë e Ngjelës

Ilir Meta po del në skenë si një njeri i vetmuar që gënjen dhe vuan nga gënjeshtra që shpik vetë. Dhe po kërkon të trembë Ramën, ashtu siç bëri në vitin 2013.

Meta shkon tek Erdogani, kur ky merr raketa ruse kundër konceptit politik amerikan. Erdogani therret Ramën, se e mendon këtë si një kryeministër oriental dhe absolut, siç është ai vetë. 
Kurse Meta ka shpresë që të mos shkarkohet dhe të ndërpritet hetimi.

l.
Hetimi i Ilir Metës është domosdoshmëri për shtetin shqiptar. Por dhe për historinë politike të vetë shoqërisë shqiptare; sepse kjo nuk mund t'ia lejojë më vetes që të zgjedhë në krye të shtetit njerëz pa asnjë vlerë dhe me opinion të përgjithshëm shoqëror si individë të korruptuar.

Vetëm fakti i akuzës së rregjistrimit dhe denoncimit nga ministri i tij, nuk mund ta lejonte Ilir Metën të ishte president i Republikes se Shqiperise.
Po Rama, si e lejoi?

ll.
Është një turp historik për mazhorancën aktuale dhe për vetë Partinë Socialiste që nxori president dhe dhunoi shqiptarët me njeriun që bëri 11 janarin. (!)
Sigurisht ky ka qenë një akt dobësie në intelekt i politikës Rama.

Pasioni Rama për të qenë kryeministër i Shqipërisë me çdo mjet, polli krijesën Meta.

IlI.
Rama, një i trembur pasionant, u dominua nga pasioni i tij dhe shtysa e ca hajdutëve që kish pranë vetes "si ekspertë" dhe që në vitin 2013 i paguante Meta. Meta, me këta, e përpunoi kryeministrin e ardhëshëm, dhe iu fut në koalicion, ku sërish, me punëtorët e paguar prej tij, i mori mbi 12 deputetë që duhej të ishin të Partisë Socialiste; dhe me këta i mori të gjithë pushtetin ekonomik.

Me katër ministritë kryesore që drejtoi Meta në vitet 2013-2017, mendohet se janë grabitur mbi 400 milionë Euro.

lV.
Kjo ka qenë loja e tij; por edhe naiviteti politik joprofesional i Edi Ramës, i cili i dha vrasësit të 11 janarit një pushtet abuziv; pasi ra kokë e këmbë në kurthin e Metës dhe "ekspertëve" që paguheshin nga Meta. Më kryesorin e tyre, më pas ia akuzuan amerikanët si të lidhur kokë e këmbë me Rusinë.

Gjithsesi, Rama as që e kishte ditur se ç'janë zgjedhjet dhe as si fitohen ato. Tani, pas fitores së 2017-ës, ai ka mësuar diçka.
Kurse në lidhje me Metën, Ramës tani i ka ardhur rasti t'i tregojë politikës së lartë perëndimorë se do ta respektojë deri në fund konceptin perëndimor për shtetin ligjor.

V.
Kurse Meta do të vijojë të ashpërsojë gjuhën, të gënjejë dhe të mundohet te trembë Ramën, por ka shpresë edhe te Erdogani.

Po mirë, ky Meta nuk e di që Rama nuk ka rrugë tjetër veç hetimit dhe shkarkimit të Metës!

Nuk e ka mësuar ende Meta që Rama nuk ka më gjë në dorë për çështjen Meta?

Ende nuk po e kupton ky Meta që politika amerikane, me gjithë presidentin amerikan, edhe pse janë të angazhuar për çështjen e Koresë së veriut, nuk heqin dorë pa e çuar deri në fund procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri?

Dhe në fund: vërtet mendojnë Meta dhe Erdogani që Rama mund të dalë kundër politikës amerikane!!!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2019 - 15:09

Sot zyrtarisht është pushim pasi 8 dhjetori, dita e rinisë qëlloi ditën e diel. Por Kryeprokurori e ka shfrytëzuar ditën e pushimit, për tu rikthyer në ish zyrën e tij, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Postuar: 09/12/2019 - 15:00

Tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit në Shqipëri iu mori jetën 51 personave, ndërsa me qindra banorë m

Postuar: 09/12/2019 - 14:51

Ministrja Elisa Spiropalit tha se tashmë është koha që të bashkohen me opozitën për këtë fatkeqës

Postuar: 09/12/2019 - 14:20

Ministrja Elisa Spiropali ka hetimet e hapura për ndërtuesit dhe cilësinë e ndërtimeve në zonat m

Postuar: 09/12/2019 - 13:43

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije s

Postuar: 09/12/2019 - 13:25

Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e djeshme se kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një gabim të

Postuar: 09/12/2019 - 12:58

Me të marrë detyrën e kryeprokurorit, Olsian Çela u ndal edhe tek situata në vend pas tërmetit sh