Politike

Kryeministri Rama i surprizon të gjithë, tregon bisedën private që ka bërë dje me një gazetar të njohur shqiptar: Më tha po janë shumë!

Kryeministri Rama i surprizon të gjithë, tregon bisedën private

Kryeministri Edi Rama nga Përrenjasi ku po mban një takim elektoral zbuloi bisedën e tij private më një gazetar që i tha se aeroportet që po ndërtohen në vend janë shumë.

Rama tha se kjo është e pavërtetë pasi Kroacia ka 9 aeroporte. Më tej, kryeministri vijoi duke thënë se investimet në aeroporte sjellin më shumë të ardhura.

“Dje isha me një gazetar, më tha po janë shumë, në fakt kjo është shumë e pavërtetë, shikoni Kroacinë, 9 aeroporte. Aeroportet, investimet më të mëdha sjellin shumë më tepër lëvizje dhe shumë më tepër të ardhura. Ndërkohë që nga ana tjetër ju dëgjoni gjëra që nuk janë të reja, ndarja është shumë e qartë, mes atyre që tjetër thonë dhe tjetër bëjnë.”, u shpreh kryeministri Rama.

Më të lexuarat