Kryeministri Rama: Ligj të posaçëm për sponsorizimin e sportit

Postuar: 18/03/2018 - 15:56
Kreu i qeverisë ka premtuar këtë të dielë një ligj të posaçëm për sponsorizimin e sportit të basketbollit.Nga Pallati i ri i Sportit të lojërave me dorë "Dhimitrq Goga" në Xhafzotaj të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare theksoi se po punohet me komunitetin e sportit për ti hapur rrugë një ligji të tillë.
“Shpresoj që zëvendësministri i Sportit, një basketbollist shumë i njohur, Kostandin Shkurti, do jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe sëbashku me komunitetin e basketbollit, por jo vetëm, t’i hapim rrugë edhe një ligji bashkëkohor për sponsorizimin, në mënyrë që sponsorizimi në sport e në kulturë të stimulohet dhe të jetë një rrugë për të krijuar më shumë mbështetje financiare për sportin, veçanërisht për sportet e tjera, sepse futbolli nuk diskutohet e që sidoqoftë i ka disa mundësi që sportet e tjera nuk i kanë dhe është shumë më tepër një industri sesa thjesht një sport.”, tha Rama
Prej kohësh Federata e Sporteve kërkon hartimin e një ligji të tillë që sipas tyre jo vetëm që ndihmon ekipet, por edhe do të përmirësojë imazhin e sportit në botë.
Ligji do tu jepte më shumë autonomi përmes përcaktimit të koptencave dhe do të sillte një lloj ndërgjegjësimi në menaxhimin e fondeve.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/