BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Politike

Kryeministri Rama në Durrës përkthen për banorët inxhinierët izraelitë: Pas kësaj katastrofe ta puthësh shtëpinë! Vëllai im, këta janë njësha, më të mirët në botë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama tha se ekspertët izraelitë janë më të mirët në botë, dhe se për të falenderuar që janë gjallë, ata duhet të puthin shtëpitë e tyre. 

“Si je vëllai im”, -ishin disa nga frazat dashamirëse që Rama nuk ua kurseu banorëve.

Rama u tha banorëve:

“Janë prishur muret por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure, muret janë si lëkura, dëmtohet por nuk krijon rrezik, në këmbë na mban skeleti jo lëkura.  Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muraturë. Këta janë më të mirët në botë. Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha, inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”.