BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Politike

Kryeministri Rama nis takimin me Avdullah Hotin tek Pallati i Brigadave, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 11:30 (VIDEO)

Kryeministri Rama nis takimin me Avdullah Hotin tek Pallati i Brigadave, ja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur pak çaste më parë në Pallatin e Brigadave ku është pritur nga kryeministri Rama.

Takimi ka nisur pak çaste më parë, ku Rama dhe Hoti kanë parakaluar në Pallatin e Brigadave, për t'u futur më pas në zyrë për të biseduar, ndërsa është njoftuar edhe një konferencë për shtyp në orën 11:30.

Kryeministri Hoti ditën e sotme do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit, si Presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Vizita e Hotit vjen pas vizitës 2 ditore të kryeministrit Rama në Kosovë, ku u takua me krerët e partive politike, ndërsa shprehu edhe mbështetjen për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pas aktakuzës për krime lufte të Prokurorisë së Posaçme të Hagës.

Më të lexuarat