BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Politike

”Kryeministri shkoi në Paris për çështje pune”, PD reagon sërish pas deklaratës zyrtare të qeverisë

”Kryeministri shkoi në Paris për çështje

Pas reagimit të Kryeministrisë, Partia Demokratike kërkon të dijë se pse Edi Rama pikërisht këtë fundjave shkoi në Paris.

Po ashtu PD thotë se Rama s’mund të fshihet, por shkoi me charter privat në Paris dhe është e turpshme që të justifikosh luksin dhe vjedhjen e tij.

Deklarate e PD

E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?