BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Politike

Kryeparlamentari më i mirë Gramoz Ruçi apo Jozefina Topalli? Analisti i njohur habit me përgjigjen e tij

Analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare Ilir Kulla i ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” ka treguar se kush ka qenë kryeparlamentari më i mirë. Ndërkohë që ka folur për punën e tij në qeverinë e Fatos Nanos, ka shprehur edhe preferencën për kryeministrin më të mirë.

Pjesë nga biseda:

Rudina Dembacaj: Kryetar më i mirë Parlamenti Gramoz Ruçi apo Jozefina Topalli?

Ilir Kulla: Unë mendoj që zoti Ruçi është një politikan që ka 30 vjet eksperiencë dhe politikanët sa më eksperiencë të kenë aq më të mirë janë. Unë vlerësoj shumë eksperiencën tek njerëzit. Me zonjën Topalli, diplomacia parlamentare njohu një input që nuk ishte parë ndonjëherë më përpara, jo vetëm për faktin që pati për 8 vjet një kryetare Parlamenti një grua, një zonjë në Shqipëri, se në shqiptarët s’para i kemi qejf gratë në politikë ndonëse për mendimin tim do ishte më mirë sepse janë më të shtruara.

Rudina Dembacaj: Kryeministër më i mirë Sali Berisha, Ilir Meta apo Edi Rama?

Ilir Kulla: Unë kam punuar në qeverinë e Fatos Nanos, mos kërko përgjigje nga unë. Nga këta të tre që përmende sigurisht që Ilir Meta sepse ka qenë kryeministër i ri, ka qenë kryeministër në një kohë shumë të vështirë, që mori hov ekonomia nga investimet e huaja, disa nga privatizimet e suksesshme.