Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryeprokurori i ri/ Kryemadhi: Çështjet e drejtësisë zgjidhen vetëm në parlament

Postuar: 07/12/2017 - 19:02

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ka komentuar çështjen për zgjidhjen e kryeprokurorit të ri. Kryemadhi tha se çështjet e drejtësisë duhet të zgjidhen në Kuvend dhe jo në tryeza politike siç thotë mazhoranca. Sipas Kryemadhit kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pasi kjo nuk përcaktohet në Kushtetutë.

“Ekziston vullneti poltik për të zgjidhur këtë cështje, por cështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Situata sot në sistemin e drejtësisë është alarmante. Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishte zgjedhur KLP, KLGJ. Duhet të vendosim një standard dhe jo dy standarde. Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë shqitparët vetëm një standard dhe jo dy standarde”- tha Kryemadhi.

Ndër të tjera kryetarja e LSI u shpreh se Rama ka kërcënuar SHBA dhe BE, pasi ka thënë se nëse SHBA dhe BE nuk mbështet integrimin e Shqipërisë ka edhe opsionet të tjera siç është orientimi nga Kina dhe Rusia.

“Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2017 - 20:01

Partia Demokratike festoi 27-vjetorin e themelimit në Pallatin e Kongreseve, ndërsa të pranishëm ishin shumë figura të njohura në vite të së djathtës. PS respektoi ftesën e PD duke dërguar në përvjetorin e themelimit deputeten Vasilika Hysi.

Postuar: 11/12/2017 - 19:51

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu sqaron arsyet pse nuk shkoi në festën e 27 vjetorit të themelimit të partisë Demokratike.

Postuar: 11/12/2017 - 19:38

Një nga emrat e përfolur si kandidate për postin e kryeprokurorit të përkohshëm është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

Postuar: 11/12/2017 - 19:25

Festës së 27 vjetorit të  krijimit të PD-së, do t’i mungojnë figura dhe zëra të fuqishëm të kësaj partie ndër vite.

Postuar: 11/12/2017 - 19:17

Në kuadër të të festës së 27-vjetorit të themelimit të PD-së, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 18 majit.

Postuar: 11/12/2017 - 18:57

Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk i ka munguar 27-vjetorit të  krijimit të PD-së.

Postuar: 11/12/2017 - 18:56

Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk i ka munguar 27-vjetorit të  krijimit të PD-së.