BREAKING NEWS

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon Policia

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon
x

Politike

Kryeprokurori Llalla sërish në Gjykatën e Lartë për të shpëtuar Sali Berishën nga ndjekja penale, ish-kryeministri akuzohet për afera me pronat

Kryeprokurori Llalla sërish në Gjykatën e Lartë për
Kryeprokurori Adriatik Llalla do të mbrojë në datën 10 Mars të vitit 2015, në Gjykatën e Lartë, Sali Berishën nga ndjekja penale. Pasi ka mbyllur dosjet e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të tij, kryeprokurori Llalla do të mbrojë për herë të dytë ish-kryeministrin Sali Berisha nga një procedim penal i mundshëm.
 
Organi qendror i akuzës, që çon në gjykatë vetëm vjedhës ordinerë, kriminelë dhe shtresa të pambrojtura politikisht, ka vendosur disa herë të mos procedojë penalisht shtetasin Sali Berisha, i akuzuar nga ish-zyrtarët e tij të lartë, për një sërë veprash penale. Vendimet e prokurorisë janë ankimuar në Gjykatën e Lartë, në të cilën vijojnë betejat për të proceduar penalisht Berishën. Deri më tani, Gjykata e Lartë ka mbështetur vendimet e prokurorisë, duke rrëzuar pretendimet e palës paditëse. Gjithsesi, beteja e radhës në Gjykatën e Lartë do të vijojë në datën 10 Mars 2015.
 
Bëhet fjalë për një padi të Sokol Hasanit, ish-Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI Tiranë, i cili ka bërë disa kallëzime penale për Sali Berishën në prokurori, kallëzimet të cilat janë rrëzuar njëri pas tjetrit nga kryeprokurori Llalla. Hasani ka bërë disa kallëzime në prokurori kundër Sali Berishës, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” sipas neneve 248 e 300 të Kodit Penal. Pas rrëzimit të padisë së parë nga prokuroria, konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë në 08.10.2012, Hasani ka depozituar në prokurori padi të tjera kundër Sali Berishës, për të njëjtën çështje, por me prova dhe në rrethana të tjera. Prokuroria sërish ka vendosur të mos procedojë penalisht Sali Berishës, ndërsa beteja mes Sokol Hasanit dhe kryeprokurorit Llalla për Sali Berishën, ka përfunduar sërish në Gjykatën e Lartë. 
 
Berisha i përfshirë në skandalin me pronat 
 
Po si qëndron e vërteta e përplasjes së Sali Berishës me Sokol Hasanin? Në datën 18.04.2012 shtetasi Sokol Hasani, ish-Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Tiranë, ka paraqitur kallëzim pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë kundër shtetasit Sali Berisha, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” sipas neneve 248 e 300 të Kodit Penal. Në kallëzimin e tij, shtetasi Sokol Hasani pretendon se shtetasi Sali Berisha është informuar nga kallëzuesi me anë të sms-ve dhe informacionit shkresor, për shkelje të rënda ligjore gjatë procesit të legalizimit dhe dhënies së lejeve për objektet informale kryesisht në Tiranë e më gjerë. Këto shkelje, sipas kallëzuesit, konsistonin në shpërdorimin e detyrës me pasoja të rënda financiare për shtetin dhe në kalimin në pronësi të truallit jashtë kritereve të ligjit organik nr.9482, datë 03.04.2006 të ALUIZNI-t. Kryeministri, sipas kallëzuesit, në vend që të reagonte ndaj shkelësve të ligjit, ka reaguar ndaj kallëzuesit Sokol Hasani duke nxjerrë Urdhërin nr.31, datë 07.03.2012 për lirimin e tij nga detyra, duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal. 
 
Në dijeni edhe ambasadorët 
 
Rezulton në kallëzim se Sokol Hasani, në cilësinë e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, ka njoftuar për shkelje të vërejtura të ligjit Kryeministrin, Ministrin e Punëve Publike si dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ai ka bërë kallëzime penale edhe për çdo nëpunës që ka shkelur ligjin (sipas gjykimit të kërkuesit). Prokuroria e Përgjithshme ka marrë vendimin për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Sali Berisha, për shkakun se mungojnë elementët e figurave të veprave penale të kallëzuara, të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal. Organi procedues ka arsyetuar në vendimin e tij se, në këto rrethana, shtetasi Sali Berisha nuk ka kryer veprat penale të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal, pasi duke u liruar nga detyra e duke bërë ankim ndaj urdhrit, kallëzuesi duhet t’i nënshtrohej juridiksionit civilo-administrativ për zgjidhjen e kësaj çështje. Adriatik Doçi