BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Politike

Kryesia e “Foltores” miraton 37 kandidatët për 12 bashki të dalë nga primaret, Kapllanaj sfidon Berishën dhe garon në Mallakastër si përfaqësues i Alibeajt

Kryesia e “Foltores” miraton 37 kandidatët për 12 bashki

Kryesia “Rithemelimit” ka miratuar dje kandidaturat e tjera për Primaret brenda saj, për 12 Bashki sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për mediat, drejtuesja e Komisionit për Organizmin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi. Deputetja Albana Vokshi ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së “Foltores, teksa ajo që ra është se numrin më të madh të kandidatëve e ka Kruja, 11 të tillë. Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate, shtoi ajo. “Cërrik: Ankelida Çela, Servet Duzha; Gjirokatër: Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami; Përmet: Edmont Komino, Niko Shupuli; Këlcyrë: Arjan Kasaj, Edmond Nano; Memaliaj: Albert Malaj, Bukurosh Ajdini; Tepelenë: Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi; Libohovë: Adil Xhelili; Kolonjë: Et’hem Lumani; Kamëz: Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prençi; Bulqizë: Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha; Krujë: Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Laçi, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri”, deklaroi deputetja e “Foltores”, Albana Vokshi. Por sikundër u paralajmërua nga gazeta “SOT” pak ditë më parë, edhe ish-presidenti Ilir Meta ka shtuar oreksin për të nominuar besnikë të tij në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023, duke shkelur kështu pretimin e bërë prej tij, se Partia e Lirisë do të përfaqësohet vetëm në nivel anëtarësh të Këshillit Bashkiak. Pas Kuçovës ku propozoi ish-deputetin Lefter Maliqi, në listë për garën e primareve për bashkinë e Krujës është edhe Denis Hidri që vjen nga radhët e Partisë së Lirisë.

“Lokalet 2023”, Alibeaj nxjerr kandidatin e parë

Por ndërsa “Foltorja” vijon procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të vitit tjetër, përçarja zyrtare në Partinë Demokratike është thelluar dje. Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, grupi i Alibeajt ka zyrtarizuar kandidatin e parë me të cilin do të dalin në përballjet e lokaleve më 14 maj. Agron Kapllanaj, i ftuar dje në një studio televizive, ka konfirmuar kandidaturën për Bashkinë Mallakastër. Ai tha se në fundjavë do të prezantohet zyrtarisht para strukturave. “Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019. Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”, deklaroi ai.I pyetur nëse do të negociojë me Partinë Demokratike zyrtare që ka në krye Sali Berishën, Agron Kapllanaj thotë se do të jetë aty vetëm për demokratët."Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”, nënvizoi Kapllanaj.Kandidati i parë i Alibeajt vjen pasi dështuan negociatat mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, të dy të deleguar nga grupet përkatëse të PD-së.

Berisha sulmon ambasadoren Kim

Ndërkohë dje ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me institucionet e drejtësisë. Në fjalën e tij para mbledhjes me krerët e drejtueseve të Tiranës dhe Kryesisë së “Foltores”, Sali Berisha theksoi se ambasadorja Kim ka "faj" vetë, pasi uroi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Megjithatë, Berisha shtoi se si pasojë në vend nuk ka demokraci, madje as votë të lirë.  "Krahas kësaj ne kemi evenimentin madhor, historik, primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, të drejtë, transparent. Shqipëria është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste. Me këto primare ne tregojmë përkushtimin më maksimal ndaj votës. Se absolutisht nuk zhvillohemi kurrë pa votën e lirë, dhe kushti i të gjitha kushteve që ky vend të zhvillohet është kushti që qytetarët të votojnë të lirë. E humbën ne këtë, një shkarje e tmerrshme në 9 vite. E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm diçka Yuri Kim-it. Nëse nuk do të kishte shkuar për të uruar zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do ishin gjërat pak më ndryshe. Se gjithçka vjen nga vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, nuk shtet ligjor, nuk ka të drejta njeriu. Do kishte bërë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do qëndrojmë ne. Ne do qëndrojmë sado e vështirë është kjo. Ne besojmë se vetëm me votën e lirë mund të bëhemi vend i zhvilluar”, deklaroi Berisha.