
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Kryesia e PD përfshihet nga debatet, Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar, kërkohet të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme dhe kryetar partie

Shkruar nga Sidorela Braçja 7 Qershor 2023

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kryesia e PD zyrtare është mbledhur dje, teksa në fokus të diskutimit ka qenë nëse duhet të hapet apo jo gara për kryetarin e ri, por që është shoqëruar edhe me debate e propozime konkrete nga anëtarët që kanë qenë prezent. Kështu deputetja demokrate, Jorida Tabaku vendosi të mos pranojë propozimin e Gazment Bardhit për të marrë drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike. “Një vit më parë, z. Basha më propozoi që pas dorëheqjes së tij të merrja rolin e kryetares së emëruar të PD. Një mundësi që e refuzova! E risjell në vëmendje këtë ngjarje që mbase pakkush e di, për t’ju evidentuar faktin se nuk po kërkoj sot diçka nga halli im personal apo një ambicie ime e fshehur aty me kujdes. Përkundrazi, qëllimi im është që të nxjerrim nga ky batak ku ka rënë forca jonë politike. Kam pasur një pozicion në Partinë Demokratike që nga shtator 2021, si zv kryetare e partisë dhe besoj të gjithë e kuptojmë se sa e lehtë ka qenë në situatën ku po operojmë. Megjithëse kam punuar e kontribuar shumë, kam menduar se nuk të jep pozicioni rëndësi por të jep puna dhe ndoshta dhe me një modesti të tepruar kam kontribuar shumë e mos pretenduar asgjë. Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, është njerëzore, por në situatën ku ndodhemi besoj që prevalon interesi i përbashkët më shumë se ai vetjak, e për këtë arsye: Kam vendosur që të mos e pranoj propozimin e z. Bardhi për drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike”, mësohet të jetë shprehur ajo.
Tabaku tregon si zgjidhet kriza në PD
Më tej Tabaku propozoi ngritjen e një grupi drejtues me 3 persona me eksperiencë të cilët do të çojnë Partinë Demokratike në zgjedhje nga poshtë-lartë duke përfshirë dhe një proces ri-anëtarësimi. Por, sa kohë që jam këtu dua t’i japim demokratëve një proces real, e një mundësi bashkimi që gjykoj është i rëndësishëm si dhe një proces riorganizimi për një forcë politike moderne. Për këtë arsye propozoj:
1. Ngritjen e një grupi drejtues me 3 persona me eksperiencë të cilët do të çojnë Partinë Demokratike në zgjedhje nga poshtë-lartë. Kjo duhet të përfshijë dhe një proces ri-anëtarësimi duke pasur parasysh situatën reale në të cilën ndodhet sot PD. Sot askush nuk e di anëtarësinë reale të Partisë Demokratike, dhe nuk pranoj dot të më thoni që anëtarësia është e plotë.
2. Hapjen e procesit të analizës dhe nisjen e një diskutimi me demokratët se ku dhe çfarë gabuam. E këtu kam fjalën një analizë reale politike me çdo kuti për të kuptuar potencialin e humbur dhe atë që mund të rifitojmë. Gjithashtu për të dhënë mundësi reale bashkimi në bazë përmes një proces reflektimi pasi ne nuk mund të jemi të hapur me disa; po bashkimi me të gjithë ato demokratë që për 10 vite janë lodhur duke qenë humbës, është e pafalshme dhe e padrejtë të përsërisim 6 marsin e 14 majin.
3. Dixhitalizimin dhe modernizimin duke synuar shndërrimin e saj në kapilare nga një forcë politike elektorale që kemi qenë këto vite. Përhapjen e Partisë Demokratike tek të rejat edhe të rinjtë duke rivitalizuar dhe rishikuar përmirësimin e strukturave si ajo e FRPD, LDG edhe jo vetëm.
4. Caktimin e 12 drejtuesve për të 12 qarqet të cilët do të fillojnë punën në terren dhe do të jenë në mbështetje të grupit drejtues të përkohshëm.
5. Rënien dakord me një proces që do të na bëjë nder ne, që të promovojmë njerëz të vjetër e të rinj me integritet, me meritokraci, pa skema e intriga, dhe do t’i japim kohë reale demokratëve të gjykojnë për të ardhmen.
Reagon Jupi
Ndërkohë, anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka kërkuar që të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme, për kryetar të PD dhe organet e tjera drejtuese. “Për më shumë se një vit në emër të bashkimit, në emër të bashkëpunimit mes demokratëve, është humbur kohë e vlefshme për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur dhe me qëndrime të qarta. Vendimmarrja e drejtë, në kohën e duhur dhe qëndrimet e qarta së pari për identitetin politik të Partisë Demokratike është ajo që vlen sot. Kam qëndruar sepse kam shpresuar se së bashku kemi marrë disa vendime të rëndësishme në kuvendin e 18 dhjetor-it dhe shumë prej jush këtu keni votuar “PRO” - A i qëndroni ende atyre parimeve mbi të cilat duam të ringremë Partinë Demokratike? Padyshim nëse flasim për një proces kohezioni mes demokratëve, proces i cili do të duhet te ndodh në kohë, nuk shoh asnjë pengesë, madje e gjej të dobishme që kjo kohë të energjizohet me qëndrimet, aktet dhe vendimmarrjen e duhur. Nesër nuk do të ketë më kohë për Partinë Demokratike dhe të gjithë që sot kemi mundësinë për vendimmarrje të qartë e të drejtë nuk do mundemi ta bëjmë, do të mbajmë përgjegjësi historike për këtë. Në këtë situatë mendoj se është përgjegjësia jonë të japim energjinë e duhur, vlerësimin e duhur këtij momenti dhe të përgatitim strukturën e Partisë për zgjedhjet e saj të brendshme si për kryetar ashtu edhe për organet e tjera drejtuese. Unë jam me demokratët, me ata demokratë që kanë qëndruar, jam në krah të kolegjit të kryetarëve me mundin dhe sakrificat e tyre, me akte konkrete, jo me fjalë", mësohet të jetë shprehur Jupi.
Bushati: Të krijohet Kuvend Pajtimi për bashkimin e opozitës
Nga ana tjetër, deputeti Helidon Bushati propozoi dje në mbledhjen e Kryesisë që të ketë një Kuvend pajtimi për bashkimin e demokratëve. Bushati propozon që të bëhet hap pas dhe të gjithë të mbështesin të rinjtë që do marrin përsipër ringritjen e PD. “Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi. Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne, mësohet të jetë shprehur deputeti Helidon Bushati.
Më të lexuarat


"Mos u angazhoni me non grata", Sula hedh poshtë Berishën: Nuk jemi mbledhur rreth tij, qëllimi është një opozitë funksionale

Me 97 vota pro, Kuvendi miraton vendimin e fundit

Presidenti Begaj takohet me Guterres: Mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e bujshme: Ja pse Presidenti SHBA Biden refuzoi takimin me Albin Kurtin

Bardhi ngatërron karrigen, kërkon fjalën nga vendi i Bashës, batuta e Nikollës 'shkrin' së qeshuri deputetët e Kuvendit (Video)

Veliaj takohet me kryebashkiakun e New York: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar

“Grekët e fshehën që të mos të tregonte të vërtetën”, Spartak Ngjela trazon rrjetin me deklaratën e tij

Ndizet debati në Kuvend, Spaho-Nikollës: Lodhen shumë ata, po ju s’keni vota

Kodi i ri rrugor i rreptë me shoferët, 3 vite burg për...

Alibeaj në prezantimin e Reformës Zgjedhore: Votimi dhe numërimi elektronik jep siguri
