BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Kryetari i Bashkisë së Fierit jep lajmin e trishtë: Ndahet sot nga jeta legjenda e sportit shqiptar

Kryetari i Bashkisë së Fierit jep lajmin e trishtë: Ndahet sot

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka dhënë një lajm të trishtë.

Ai bën me dije në rrjetet sociale se ish-sportisti i njohur i qytetit të Fierit, Kozma Mone është ndarë nga jeta.

“Fieri humb një tjetër figurë të dashur!

Legjenda e basketbollit fierak, Kozma Mone që sot është ndarë nga jeta, ka lënë pas një karrierë të gjatë sportive. Kushdo e mban mend ekipin e Apolonisë, i cili ka shënuar rezultatet më të larta gjatë kohës kur drejtohej nga i madhi Mone.

Titujt dhe nderimet për të kanë qenë të shumta dhe të merituara, ku mes të tjerash është vlerësuar dhe si “Qytetar Nderi”.

Lamtumirë Kozma Mone!

Lamtumirw krenaria e sportdashësve fierakë!”, shkruan ai.