BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Politike

“Kryetari i KED po bën lojëra mafioze”, Meta shpërthen në konferencë për zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetueses

“Kryetari i KED po bën lojëra mafioze”, Meta

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha në konferencë për median se mos ndjekja e radhës në përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga KED është absurde, e turpshme dhe mafioze.

“Është detyra e KED të rregullojë listat e vakancave të kandidatëve, të kritereve dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta, të respektohet ligji, dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve. Nuk është e kundërta, që KED, që është institucion kolegjial, apo akoma më keq, kryetari i KED, të bëjë lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të tillë tepër të dyshimtë, madje mafioze, që të vendosë Presidentin në këtë pozitë, që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën, që thotë qartë se presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytën, ose me interpretime qesharake dhe absurde thotë se i ka mbaruar afati presidentit, kjo është absurde, e turpshme, mafioze”, tha Meta.