Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës “ngec” në rrjetën e vetingut, KPK e shkarkon për mosjustifikim të pasurisë

Postuar: 16/04/2019 - 07:46

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijon të pastrojë sistemin e drejtësisë, teksa ditën e djeshme në rrjetën e tij ka ngecur një tjetër gjyqtar. Bëhet fjalë për kryetaren Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha, e cila u shkarkua ditën e djeshme nga KPK. Ky i fundit e gjeti, zonjën Spaha, gjatë hetimit administrativ me probleme në kriterin e pasurisë. Kështu, trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Genta Tafa (Bungo) anëtare dhe Pamela Qirko relatore, vendosi në favor të shkarkimit, pasi e hetoi gjyqtaren Spaha në të tre kriteret, sikundër është ai profesional, pasuror dhe figurës. Gjatë seancës dëgjimore, Spaha u përball me një sërë dyshimesh mbi burimin e ligjshëm të pasurive të saj.

Sipas relatores, ajo nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe kursimet ndër vite. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, po ashtu gjeti disa shuma në llogari bankare, që sipas, relatores nuk ishin deklaruar dhe nga analiza financiare rezultoi një bilanc negativ prej 6.3 milionë lekësh. Nga ana e saj, gjyqtarja Spaha u mbrojt duke pranuar si pakujdesi mosdeklarimet. Po ashtu, ajo kërkoi që të përfshiheshin në analizë të ardhurat e bashkëshortit, sipas asaj, që ajo kishte deklaruar. Në këtë pikë, Spaha u duk se ishte në një situatë të ngjashme me magjistratë të tjerë dhe ngjashëm ajo fajësoi kompanitë e ndërtimit që kishin punësuar të shoqin që nuk kishin paguar sigurime dhe tatime për rroga të plota. Ndërkohë, gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se ajo nuk kishte probleme në kriterin e figurës dhe u vlerësua pozitivisht në kriterin e profesionalizmit. KPK nuk u shpreh për 5 denoncime që kishte marrë por theksoi se do i shpjegonte në vendim. Kujtojmë që ish-kryetarja kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha e ka nisur karrierën e saj në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Në krye të herës, Spahaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës, ndërsa në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës, post në të cilin ka shërbyer deri në momentin e shkarkimit. Spahaj erdhi në këtë detyrë pas pezullimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçit, i cili u akuzua për një skandal seksual. Pas hetimeve, Boçi rezultoi të ishte i pafajshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 00:00

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka postuar pak më parë një foto të vetën buzë detit.

Postuar: 20/04/2019 - 23:58

Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re 'Bindja Demokratike' ndërsa të martën do ta regjis

Postuar: 20/04/2019 - 23:56

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” tha se beson se 5 ose 6 kandi

Postuar: 20/04/2019 - 22:52

Eksponentja e djathtë, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur pozicionin e anëtares së Kryesisë së Pa

Postuar: 20/04/2019 - 21:51

I ftuar në studion e lajmeve të “OraNews”, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD theksoi

Postuar: 20/04/2019 - 21:40

Prej mëngjesit të sotëm mediat kanë raportuar se deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të krijojë

Postuar: 20/04/2019 - 20:32

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga protesta e Unazës së Re ka komentuar deklaratën e bërë so