Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryetarja e Komisionit të Medias thirrje të fortë Gjinushit: Tërhiqu nga gara, kokëfortësia dhe mungesa e transparencës...

Postuar: 22/05/2019 - 14:57

Kryetarja e Komisionit të Medias ka lëshuar një thirrje të fortë akademikëve të mos përfshihen në zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar procesin, tërësisht të parregullt.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së së Gjirokastrës, Kryetarja e komisionit të Mediave, Fatjona Dhimitri, duke theksuar se Shkencën nuk duhet ta drejtojnë politikanët, i bëri thirrje Skënder Gjinushit të tërhiqet nga gara.

“U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese të parregullta ligjore që kompromentojnë të ardhmen e Akademisë së Shkencave dhe e vendosin ligjëvënësin para faktit të kryer. Nuk ka asnjë nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 maj, tani që ndërtimi i ligjit për Akademinë e Shkencave ka hyrë në proces”- tha ajo.

Sipas saj, “Kokëfortësia, mungesa e transparencës e një grupi apo edhe një individi vetëm e dëmton akademinë dhe shkencën shqiptare. U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese që bien në kundërshtim me ligjin. Mendimi shkencor nuk mund të jetë pjesë e skemës politike. Zoti Gjinushi, ish-kryetar partie që ka dhënë dorëheqje 4 ditë më parë, ish kryetar Kuvendi dhe ish ministër në diktaturë, po pse edhe shkencën ne politikanët do ta drejtojmë? Zoti Gjinushi tërhiquni nga zgjedhjet! Mos e censuroni kornizën e mendimit shkencor në vend”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 14:00

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor.

Postuar: 17/09/2019 - 13:56

45 dosjet e para të vetingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'

Postuar: 17/09/2019 - 13:33

Ministri i Jashtëm në detyrë  Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputet

Postuar: 17/09/2019 - 13:23

Pas takimit me kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Lulzim Basha nuk i kur

Postuar: 17/09/2019 - 13:21

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e J

Postuar: 17/09/2019 - 13:12

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë

Postuar: 17/09/2019 - 12:53

Deputetët e Grupit Parlamentar Demokrat , Korab Lita dhe Arben Elezi kanë zhvilluar një takim me