Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KSHH, raport për zgjedhjet e 23 Qershorit: KQZ minoi besimin tek vota e lirë

KSHH, raport për zgjedhjet e 23 Qershorit: KQZ minoi besimin tek vota e lirë

Postuar: 06/08/2013 - 10:06

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Edhe pse këto zgjedhje kishin një rëndësi të veçantë për fatin e integrimit të vendit, në raport konstatohet se organi më i lartë zgjedhor, KQZ, minoi besimin e popullit te vota e lirë. KSHH e mbështet gjykimin e vet në vendimet e njëanshme dhe pa konsensus të anëtarëve të KQZ. “Vendimmarrja e njëanshme dhe pa konsensus, në disa raste, e këtij organi cenoi besimin e publikut dhe të subjekteve zgjedhore ndaj veprimtarisë së tij. Kjo dëmtoi rëndë dhe në mënyrë të pariparueshme, disa faza të rëndësishme të procesit zgjedhor, si ndarja e mandateve për zonat zgjedhore, shqyrtimin e ankesave, certifikimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor etj”, thuhet në raport. Ndërkaq, në raport thuhet se qëndrimet e anëtarëve të KQZ kanë qenë shumë të acaruara. “Si pasojë edhe në këto zgjedhje u konstatua se KQZ, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet, sërish ka manifestuar polarizim të qëndrimeve të anëtarëve, të cilët shpesh përqasën qëndrimet e tyre me qëndrimet e partive politike parlamentare, që i kishin propozuar për të marrë atë funksion.

Roli i KQZ-së në procesin zgjedhor është i rëndësishëm, sepse ai është organi më i lartë shtetëror, i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve”, thotë raporti. Më tej edhe gjuha e pozitës dhe opozitës gjatë procesit zgjedhor, ishte mjaft e polarizuar. KSHH në raport vëren se administrata e qeverisë në ikje, u përdor për fushatë elektorale. “Sipas informacioneve që kanë ofruar mediet, por edhe nga informacioni që KSHH ka marrë nga shtetas të ndryshëm, rezulton se administrata zgjedhore dhe institucionet arsimore, përfshi dhe nxënësit e mitur, janë përfshirë në aktivitete të fushatës, që u zhvilluan brenda orarit zyrtar, ose gjatë kohës së mësimit, veçanërisht në rastin e inaugurimeve të objekteve të ndryshme të infrastrukturës”, thuhet në raport.

Aktet me 5 vota

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, gjatë monitorimit të zgjedhjeve, e vë theksin edhe te marrja e vendimeve me katër vota të KQZ, akte të cilat në fakt kërkonin 5 vota. “Bllokimi institucional i KQZ-së është veçanërisht i dëmshëm dhe përbën një precedent negativ, në kushtet kur për miratimin akteve të rëndësishme normative, në kundërshtim me ligjin, vendimet u miratuan me 4 vota. Këtu i referohemi në mënyrë të veçantë vendimeve lidhur me përdorimin e teknologjisë për identifikimin e zgjedhësve në Qarkun e Tiranës dhe të teknologjisë për numërimin dhe vlerësimin të votave për qarkun e Fierit, vendimet që lidhen me shqyrtimin e ankimeve ndaj rezultatit zgjedhor, si dhe vendimit nr. 503, datë 03.06.2013“Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore” etj”, thotë raporti. Ndërkohë, gjatë veprimtarisë së tij ky organ ka manifestuar, në disa raste, qëndrime të njëanshme dhe të politizuara, si p.sh në kuadër të miratimit të numrit të zonave zgjedhore dhe mandateve për secilën prej tyre. Eneida Jaçaj

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr