BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Kthesa e mazhorancës për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili: Kim foli qartë, koha e...

Kthesa e mazhorancës për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili: Kim

Reforma Zgjedhore është ende në udhëkryq, pasi ditën e sotme, me kthesën e fortë që bëri mazhoranca duke pranuar hapjen e listave, dinamika ka ndryshuar së tepërmi dhe nuk kemi më të bëjmë vetëm me draftin e dakordësuar me mbështëtjen e ambasadorëve Kim e Soreca, më 5 qershor në Këshillin Politik.

Pas deklaratave të sotme të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Vasili kujton një intervistë të ambasadores Yuri Kim dje në një televizion shqiptar, ku foli edhe për reformën zgjedhore.

Vasili thekson se Kim foli qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me këtë temë.

“Ambasadorja e SHBA Juri Kim shume e qarte, parimore dhe e drejteperdrejte lidhur me reformen zgjedhore. Koha e lojrave anti-popull dhe anti-atdhe te Edi Rames ka mbaruar. Shqiperia e para!“, shkruan Vasili.

Më të lexuarat