
Ulen infektimet me Covid-19 në Shqipëri, ja sa raste u shënuan gjatë 24 orëve të fundit (Zbulohen zonat 'më të nxehta')

Kthesa e papritur e ish-kryebashkiakut të arratisur, Kajmaku tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës, dosja gati për në gjykatë

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Janar 2020

Ish- kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është në arrati, ka bërë një lëvizje të papritur. Kajmaku ka tërhequr kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”. Sakaq Gjykata e Tiranës ka pushuar kërkesën, pasi nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut. Kujtojmë se prokuroria ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun Agim Kajmaku dhe pritet të dorëzojë çështjen në gjykatë. Ishte Partia Demokratike që nisi luftën me ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Në një deklaratë për shtyp, Gazment Bardhi deklaroi se Kajmaku ka qenë arrestuar në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Kajmaku si fillim u denoncua nga Partia Demokratike se nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme i konfirmoi akuzat e PD, pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi dhe rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, Kajmaku i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.
Ndërsa pritej përballja me gjykatën, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u shpall në arrati që prej muajit nëntor 2019, bashkë me bashkëshorten e tij, madje edhe i biri ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asgjë prej tyre. Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij, në mënyrë që ish-kryebashkiaku të përballet me drejtësinë. Para pak kohësh u bë publik një lajm mbi një tender që i ishte dhënë bashkëshortes së Kajmakut, e cila bëri bujë në media për shkak të lidhjes që ka me drejtësinë ky i fundit. Kajmaku “SHPK” njihet publikisht si kompania e Agim Kajmakut. Në muajin Korrik 2019, pas akuzave të Partisë Demokratike, se Kajmaku kishte marrë përmes kompanisë së tij, rreth 2.6 milionë euro para publike, të marra përmes tenderave, Kajmaku ia ka transferuar kompaninë Merita Kajmakut, bashkëshortja e Kajmakut, e cila tanimë rezulton se është aksionere e vetme e kompanisë. Sakaq dje Kajmaku ka bërë lëvizjen e radhës.
Më të lexuarat


Gara përballë Taulant Ballës në Elbasan, Gazment Bardhi zbulon sa mandate synon PD në këtë qark

Ishte në vizitë zyrtare në Bruksel, kthehet Rama dhe jep lajmin e mirë nga Rinasi (VIDEO)

“Kush vjedh një votë, në 25 prill do ia pres unë dorën duke filluar nga Monika dhe me radhë”, Petrit Vasili komenton deklaratat e forta të Ilir Metës

Ishin planifikuar që do mbërrin sot, por u anuluan, Ministria e Shëndetësisë del me tjetër njoftim të rëndësishëm për vaksinat Pfizer

A do të jetë pjesë e garës me PS në zgjedhjet e 25 Prillit? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

Presidenti Erdogan i dërgoi letër, vjen reagimi i parë nga Albin Kurti

"Ka shkaktuar drama të mëdha në historinë e Shqipërisë", Sandër Lleshaj del me mesazhin e fortë për opozitën

Puthje me duar dhe përqafime, presidenti Meta bën gjestin e pazakontë në fund të emisionit (VIDEO)

Marrëveshja e sotme PD-LSI, Baton Haxhiu zbulon skenarët dhe e thotë me bindje: Ja kush del parti e parë pas 25 prillit!

‘Vetëm referendumi i 25 prillit i çel negociatat’, Meta i ngre zërin gazetares: Zgjedhjet janë çdo gjë, kush shet votën sa një dele apo sa një lop, s’ka të drejtë të …
