BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Ku ishte Sali Berisha në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit?”, rrëfehet ish-truproja i tij, tregon çfarë ndodhi 5 minuta para ekzekutimit: Ishte komplet errësirë, kam qenë i pari që...

“Ku ishte Sali Berisha në momentin e vrasjes së Azem

Ish-truproja i Berishës, dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, takimin dhe bisedën e fundit me Azem Hajdarin , kur ai i tha që ishte një makinë poshtë e deri në momentin kur u qëllua e më pas e nisi me makinë drejt spitalit. Lushaj thotë në një intervistë për “Panorama.al” se Sali Berisha ndodhej në zyrë në atë moment dhe ka qenë vetë ai që i ka dhënë lajmin e vrasjes. Sipas tij, Berisha nuk ka parë asgjë dhe nuk ka takuar askënd.

Sipas jush, pse e ka bërë këtë kërkesë Izet Haxhia?

Vetëm ai e di. Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Izeti mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër. Ditën e vrasjes, deri nga ora 13:00 kam qenë me Izetin. Më pas jam takuar me të, të nesërmen. Kemi qëndruar për një muaj pas ngjarjes bashkë në një shtëpi.

Çfarë ju thoshte gjatë kohës që qëndronit bashkë në një shtëpi?

Asgjë. Nuk më jepte të kuptoja asgjë. As që është në dijeni të diçkaje, asgjë. Absolutisht.

Po pas një muaji që qëndruat bashkë, keni pasur më kontakte, keni biseduar?

Jo. Atë ditë që është larguar nga unë, ka ikur në Tropojë. Kemi qenë 3-4 vetë që rrinim bashkë në një shtëpi. Nuk jam takuar më me Izetin.

Si i keni pasur marrëdhëniet me Izetin para se të ndodhte vrasja e Azem Hajdarit?

Shumë të mira. Me Izetin, me vëllezërit. Unë i kam fqinj. Shkojmë për çdo gjë, për raste vdekjesh, dasmash. Për gjithçka jemi bashkë.

Ju keni qenë një ndër personat e fundit që e keni takuar Azem Hajdarin para se të vritej. Si e kujtoni atë moment? A mendoni se do ketë diçka të re nga thirrja e Berishës për të dëshmuar?

Absolutisht zotin Berisha nuk kanë përse ta thërrasin. Kjo është e kotë. Zoti Berisha nuk ka pasur asnjë kontakt në atë kohë me Azemin. Azemi ka dalë nga zyra, unë kam qenë jo më larg se 5 metër me Genc Pollon, duke diskutuar diçka. Azemi më ka takuar mua që më ka thënë se është një makinë poshtë dhe kaq. As nuk ka pasur me vete pistoletë apo çfarë thonë tani. Ku e panë pistoletën e Azemit këta, kur nuk mund të shihnin më larg se 2-3 metër?

Berisha ku ndodhej në atë moment?

Ka qenë në zyrë. Zoti Berisha nuk kishte shans të shihte as 5 metër. Kur nuk shihja unë që isha aty jashtë, si të shihte zoti Berisha?

Aty ka qenë errësirë…

Komplet errësirë. U fikën dritat, në momentin që është vrarë Azemi, 5 minuta para.

Nga zyra e Berishës te vendi ku u vra Azem Hajdari, kishte fushëpamje, mund të dallohej diçka nga dritarja?

Jo, jo. Nuk ka shanse. Edhe të kishte drita, nga aty nuk dukej asgjë. Ka qenë në një qoshe, që ishte e pamundur të dukej diçka nga aty. Prandaj them që gjithçka është e përpunuar nga avokati. Po të kishte qenë Izeti atë natë aty, do ta kisha parë edhe unë dhe do dëshmoja që ka qenë Izeti. Siç kanë qenë të tjerët. Deri të nesërmen, as atë natë, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Izetin. Unë kam qenë shumë afër kur ndodhi vrasja. I pari që e pashë Azemin të vrarë dhe unë jam personi që ia kam thënë këtë edhe zotit Berisha. Ai vetë nuk ka kontaktuar më asnjë njeri. Siç ju thashë, ka qenë në zyrë. Kur kam hyrë unë aty, zoti Berisha ka qenë vetëm në zyrë. Se kush ka shkuar më pas për ta takuar, unë nuk e di.

Më të lexuarat