Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukës, Rama: Mirënjohje PD-së dhe ish-kryeministrit, Berisha

Kukës, Rama: Mirënjohje PD-së dhe ish-kryeministrit, Berisha

Postuar: 16/04/2014 - 14:08

Në aktivitetin e organizuar në Kukës, në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje edhe për Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Berisha, për atë që ai e cilësoi si përpjekje të përbashkët të shqiptarëve për Kosovën e pavarur. 
 
Shefi i qeverisë theksoi se pavarësisht ndasive për gjithçka, në çështjet që kanë të bëjnë me politikën, shqiptarët janë të unifikuar kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës. 
 
“Në këtë ditë ku ne shqiptarët mund t’i themi vetes, ne ndahemi për gjithçka për çështje politike, por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por që sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve. Kosova ka vlejtur edhe për këtë si burime një fryme që ka arritur t’i unifikojë shqiptarët e Shqipërisë edhe atëherë kur kanë qenë të paunifikueshëm. Sa më të fortë të jenë shqiptarët kudo ku jetojnë, aq më i fortë është kombi ynë dhe aq më fort ne mund të mbështesim njëri- tjetrin për të mbrojtur të drejtat jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në Preshevë Maqedoni e kudo”- deklaroi Rama. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë