Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukan takim me Xhafajn në Bruksel: Po përpiqemi për çeljen e negociatave

Postuar: 07/12/2017 - 19:20

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella gjatë vizitës së tij në Bruksel.

Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërisë ka vlerësime pozitive në Bruksel.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë”, tha Kukan. Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se ekziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Kukan nënvizoi se kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor. “Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ministri Xhafaj e falënderoi eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm. Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, zXhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.

Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. Ministri theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

Postuar: 20/02/2018 - 22:11

Kryeministri Edi Rama thotë se çelja e negociatave të Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian mund të shtyhet nga qershori, për në fund të 2018-ës.

Postuar: 20/02/2018 - 21:34

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24 tha mbrëmjen e sotme se e ka të gdhendur në memorie ditën e 20 shkurtit 1991, duke e cilësuar nj

Postuar: 20/02/2018 - 19:54

Beqir Nuredini, kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre, ka reaguar lidhur me akuzat që ka ngritur prokuroria ndaj tij:

Postuar: 20/02/2018 - 19:41

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleg

Postuar: 20/02/2018 - 18:44

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar  një skandal në qytetin e Durrësit që po shihet nga sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria nuk po vep