BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i majtë mund i vetëm Berishën, Metën, Bardhin, Dulen, Ndokën dhe Dukën, ditë të zeza për aleancën “non grata”

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi, qytetarët e Kukësit i kanë dhënë dërrmën koalicionit anti-SHBA të udhëhequr nga treshja Berisha-Meta-Bardhi. Edhe pse liderët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” premtuan fitore spektakolare në zgjedhjet e parakohshme vendore të mbajtura këtë të dielë, kuksianët vendosën që drejtimin e pushtetit vendor t’ia besojnë sërish socialistëve, duke i dhënë kështu një tjetër “shuplakë” Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin pas. Albert Halilaj, kandidati i Partisë Socialiste fitoi me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata, i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Meta-Berisha dhe që mbështetej nga aleatët e tyre si grupi i Gazment Bardhit, PAA e Agron Dukës,PBDNJ e Vangjel Dule apo PDK e Nard Ndokës. Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota, ose 63.67% , kundrejt Emri Vatës që mori 7431 vota, 36.33%. Pra ky rezultat tregon se aleancën “non grata” e presin ditë të zeza. Megjithatë dje, rreth orës 11:00 kur dhe u njoftua mbyllja e numërimit në shkollën “Lidhja  e Prizrenit” nisi festa e socialistëve. Me thirrjet “fitore” dhe duke shpalosur flamurin “Atochthonous” socialistët gëzuan fitoren, por festa u shty për ditë tjetër për shkak të ditës së zisë kombëtare në Kosovë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupet e armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.  Shkurtimisht para mediave, Albert Halilaj falënderoi qytetarët dhe u premtoi se do ishte krah tyre. “Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve. Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë. Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djalë i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake”, deklaroi dje Albert Halilaj pas fitores.

Reagon Rama

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama  ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kukës. Rama thotë se ky avantazh do të thellohet tregues i qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj qeverisë. “Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Sakaq, edhe Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur në media dje se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, deklaroi deputeti socialist Pandeli Majko i cili është dhe drejtuesi politik i këtij qarku. Kjo është një tjetër shuplakë kjo brenda pak muajsh për Sali Berishën pas asaj të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës mbajtur më 23 korrik 2023. Tregues se Sali Berisha vijon të humbasë mbështetjen dhe se shqiptarët po braktisin atë por dhe ata që i shkojnë pas.

Humbi zgjedhjet në Kukës, reagon Emri Vata dhe hedh akuza

Nga ana tjetër, kandidati humbës i koalicionit “Bashkë Fitojmë’, Emri Vata ka reaguar dje në rrjetet sociale pas humbjes së tij. Vata falënderoi mbështetësin e tij dhe demokratët që i dhanë besimin, duke e votuar. Ai tha gjithashtu se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë edhe më shumë në favor të shkelësve. Ai akuzoi se patronazhistët dhe ministrat kanë ofruar para dhe premtime për të fituar zgjedhjet. “Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës. Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve. Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasur nevojë për dorëzanë. Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes. Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian, të mos shpërdorohet. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje”, shkroi Vata.

Më të lexuarat