BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Kundërshtitë nga të huajt dhe grupet e interesit, bllokohen ligji për amnistinë dhe drafti për të nxjerrë policët në pension të parakohshëm

Kundërshtitë nga të huajt dhe grupet e interesit, bllokohen ligji

Ligji për amnistinë fiskale ka mbetur pezull. Në mars të këtij viti qeveria prezantoi amnistinë fiskale dhe penale, ndërsa në korrik u publikua projektligji mbi të cilin do të bazohet kjo paketë. Sipas këtij projektligji, të gjithë qytetarët shqiptarë që do të deklarojnë vullnetarisht pasuritë apo të ardhurat të fituara në mënyrë informale do të përfitojnë amnisti. Por edhe pse u lajmërua që miratimi i këtij ligji do të bëhet sa më shpejt, diskutimet nga komisioni përgjegjës nuk kanë nisur ende. Mos ndërmarrja e veprimeve për shqyrtimin e këtij ligji, kaq të nevojshëm sipas qeverisë, lë hapësirë për të dyshuar se procesi është bllokuar. Sigurisht që bllokimi i ligjit është i pritshëm duke qenë se është kundërshtuar shumë edhe nga ndërkombëtarët. Ka qenë i pari Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij ligji, pasi do të krijojë hapësira për pastrimin e parave dhe justifikimin në një rrugë kaq të lehtë të tyre. “Amnistia u mundëson qytetarëve dhe bizneseve te formalizojnë pasuritë pa justifikuar mënyrën se si i kane krijuar këto të ardhura, duke u përjashtuar edhe nga ndjekja penale. Të gjithë ata që do të deklarojnë brenda 4 muajve të parë pas hyrjes në fuqi të ligji tatimi do të jetë 5% i të ardhurave. Ata të cilët do të deklarojnë në 4 mujorin e dytë, tatimi do të jetë 7% dhe për ata që do ta lënë këtë proces në 4 muajit e fundit të amnistisë atëherë tatimi do të jetë 10%”, thuhet në projektligj. Bazuar në të dhënat e projektligjit edhe pse nga kjo amnisti përjashtohen ata persona të cilët kanë mbajtur detyrë me funksion të lartë apo me të shkuar kriminale, nuk përjashtohet rasti që në një mënyrë apo tjetër deklarimi i tyre t’i bëjë përfitues dhe t’ia hedhin paq sekuestrimit. Nga ana tjetër ka qenë edhe Banka Botërore ajo që ka kundërshtuar këtë projektligji. Sipas saj, amnistia fiskale nuk do mund të eliminojë formalitetin në ekonomi, përkundrazi do të përkeqësojë sistemin fiskal. Sipas BB, amnistia fiskale dhe penale do të rrisin nivelin e pastrimit të parave në vend, dhe do të përkeqësonin zinxhirin ekonomik, sidomos në këtë situatë që ndodhet vendi nga pandemia. Kështu  me sa duket pavarësisht bindjes në fillim, qeveria ka vendosur ta bllokojë ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, të paktën kështu tregon heshtja dhe mos veprimi në lidhje me këtë çështje deri më tani.

Një ligj tjetër i mbetur pezull

Amnistia fiskale nuk është i vetmi ligj i cili është bllokuar. Kujtojmë se në nisje të sesionit parlamentar për vitin 2020 qeveria prezantoi planin, i cili do të nxjerrë në pension të parakohshëm 600 efektivë policie. Konkretisht, projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”, synon nxjerrjen në pension të policëve mbi 55 vjeç. Edhe për këtë çështje qeveria deklaroi se do të hyjë në zbatim shumë shpejt, por me sa duket kundërshtitë e shumta e kanë detyruar qeverinë ta bllokojë atë . Sipas të dhënave, deri më tani Komisioni i Ligjeve nuk ka nisur akoma diskutimet e ligjit për daljen në pension të parakohshëm të policëve. Ky pezullim mund të ketë ardhur nga kundërshtitë e shumta që shfaqën vetë punonjësit e policisë. Menjëherë pas prezantimit të projektligjit,  Sindikata e Punonjësve të Policisë ka kundërshtuar ligjin e propozuar nga qeveria për nxjerrjen në pension të parakohshëm të punonjësve të policisë mbi moshën 55 vjeç. Përmes një letër  dërguar Kuvendit sindikata kundërshton detyrimin e policit, i cili del në pension të parakohshëm të kryejë 700 orë punë në vit dhe faktin se vetëm drejtori i institucionit mund të vendosë për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç, duke theksuar se çështja do të përfundojë në gjykatë. Asaj kohë sindikata nuk mori asnjë përgjigje, ndërsa situata aktuale duket se është në favor të kërkesave të tyre. Pasi ligji është bllokuar dhe nuk ka sinjale për nisje të shqyrtimeve.