
BREAKING NEWS
“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja

x
Kupola e ushtrisë shqiptare zbarkon për trajnim në Turqi, aeroporti i Kuçovës bazë e përbashkët ushtarake

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Prill 2014

Tjetër kthesë në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë. Raportet shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Turqisë, të intensifikuara pas konstituimit të qeverisë së re në shtator, ka hyrë në një tjetër fazë. Takimet intensive mes krerëve të shtetit shqiptar dhe atij turk, janë pasuar me thellimin e bashkëpunimit në ushtri, çka ka shtuar prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ndërsa ka alarmuar Athinën, e cila e sheh Shqipërinë dhe Turqinë si rrezik për dominancën greke në Ballkan. Kështu, disa muaj pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe disa javë para vizitës së kryeministrit turk Rexhep, Taip Erdogan në Shqipëri, kupola e ushtrisë shqiptare do të zbarkojë në Turqi, për t’iu nënshtruar një trajnimi intensiv, në kuadër të rritjes së fuqisë ushtarake të Shqipërisë në Ballkan.
Më konkretisht, i gjithë personeli i Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të trajnohet në Qendrën e Partneritetit për Paqe në Republikën Turke. Kurset do të zhvillohen me shpenzimet e Turqisë, në zbatim të marrëveshjes së fundit për bashkëpunimin ushtarak financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. Trajnimet do të jenë në forma të ndryshme, një pjesë e të cilave do të mbeten sekret. Ndërkaq, Turqia do të rrisë prezencën e saj civile dhe ushtarake në Shqipëri. Sipas burimeve, Turqia do të investojë për modernizimin e aeroportit të Kuçovës. Projekti parashikon kthimin e aeroportit të Kuçovës në një bazë ushtarake të përbashkët, në kuadër edhe të strategjisë së re të mbrojtjes së Shqipërisë. Nuk dihet nëse është marrë mendimi i amerikanëve dhe NATO për këtë bashkëpunim, por mësohet se Ministria e Mbrojtjes i ka hapur rrugë projektit të Turqisë për të investuar në aeroportin e Kuçovës. Ndërkaq, Turqia do të asistojë ushtrinë shqiptare jo vetëm me trajnime dhe mbështetje financiare, por edhe me pajisje ushtarake.
Takimi
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama priti në takim Zëvendëskryeministrin e Turqisë, z. Emrullah Isler, ku vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, që bazuar në miqësinë e lidhjeve tona tradicionale do të forcohen edhe më tej, në të ardhmen. Emrullah Isler i përcolli Kryeministrit Rama përshëndetjet e Kryeministrit Recep Tayyip Erdogan dhe në emër të tij shprehu angazhim e mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama e falënderoi z. Emrullah Isler për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe e konsideroi sfidë materializmin e partneritetit, çka do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, kulturore, sociale, etj. Adriatik Doçi
Më të lexuarat


Këshilli i Ministrave miraton vendimin, hapen 705 vende të lira në administratë, ja kategoritë

Sandër Lleshaj jep mesazhin e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh: Për çfarë të votojmë, apo, më thjesht, për kë të votojmë?

Akuzat se shkolla “18 nëntori” në Kuçovë s’ka kushte, Felaj rrëzon Vokshin: E kemi ndërtuar nga e para, LSI dhe PD dy fytyra të së njëjtës medalje

SHBA 'mahnitet' me Shqipërinë: I vetmi vend europian që...

Shpërthen zv.kryeministri, nxjerr 'zbuluar' Kryemadhin: Neveri më të madhe se kjo nuk ka! Mos harroni, për shkak të kësaj zonjës, Ilir Metës, LSI, Lulzim Bashës...

Deputetja Eglantina Gjermeni merr detyrën e rëndësishme në Këshillin Europian

Pas largimeve të fundit të bujshme nga LSI, vjen reagimi i Monika Kryemadhit

Mediat serbe zbardhin dokumentin nga njeriu i afërt i Obamës, këto janë tre zgjidhjet e SHBA për Kosovën

Lulzim Basha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë do të ndodhë në orën 18:00

Ylli Manjani flet me emra dhe bën deklaratën e fortë për zyrtaren e lartë të BE-së: I mbaroi loja! Na kënaqi me gjithë shoqen e saj...
