BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Kur do flasim?”, PD i përgjigjet Ramës: Takohu me këtë person!

“Kur do flasim?”, PD i përgjigjet Ramës: Takohu me

Që pas protestës së opozitës më 11 Maj gjatë një konference për shtyp, por edhe me disa statuse në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish, Bashës që të dialogojnë.

“Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim”, ishte një reagim i Ramës pas protestës-marshim së të hënës ndaj liderit të opozitës.

Gjatë emisionit “Byro Politike” në ABC News, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka treguar personin me të cilin sipas tij duhet të flasë Rama. Alibeaj u shpreh se kryeministri duhet të flasë me avokatin e tij për krimet elektorale që ka kryer.

“Nuk është ultimatum se të kërkosh zgjedhje të lira nuk është ultimatum. Fillohet nga kjo që shqiptarët të votojnë të lirë. Pse kemi kërkuar që të mos jetë Rama kryeministër? Sepse ka një sërë episodesh filluar më së paku nga 2015. Menyja është e thjeshtë për shqiptarët e uritur për demokraci. Menyja është kjo: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeveri tranzitore që garanton barazinë e palëve dhe lirinë e shqiptarëve për të votuar me një mandat të tillë të përcaktueshëm aq sa për të garantuar këto zgjedhje të lira.

A rivendoset kështu tulla e parë e demokracisë, vota e lirë? Ne besojmë që po. Nuk e kemi bërë për të marrë pushtet në tryezë. Nga ky moment besoj se çdo gjë ecën në mënyrë normale. Nuk është ultimatum. Të të shkruajë gazeta më e madhe gjerman “Bild” që Rama është kapur në krim elektoral, vetëm të fyejmë inteligjencën mos të pranojmë që të kërkojmë me një arsyetim normal. Unë them dhe një gjë tjetër. Kur thotë ai “kur do flasim, kur do flasim”, unë e kam një përgjigje. Juridikisht me kë do flasë? Ai ka vetëm një njeri me të cilin duhet të flasë, me avokatin e vet për krimet elektorale që ka kryer. Ne po kërkojmë vetëm kaq, kryeministër jo sepse vjedh zgjedhjet”, tha ish-deputeti.